TIRANA- Zhvillohet në Tiranë konferenca e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Sot pasdite në orën 18.00 do të organizohet pritja zyrtare me rastin e çeljes së punimeve të kësaj konference ku do të jenë të pranishëm, kryetarja e gjykatës se Lartë, Shpresa Becaj dhe kryeministri Berisha, ndëersa nesër punimet e konferencës do të përshëndeten nga presidenti Bamir Topi, ambasadori i SHBA, Alexander A. Arvizu, John M. ËalkerJr. Gjyqtari Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qarkun e Dytë etj.

Shqipëria është vendi i parë që çel punimet e “Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore”. Gjatë punimeve të konferencës do t’i kushtohet vëmendje disa prej çështjeve dhe problemeve më kryesore me të cilat përballet aktualisht drejtësia dhe gjyqësori si dhe Kryetarët e Gjykatave të Larta, përgjatë punës së tyre të përditshme.

Ndërkaq Në këtë konferencë marrin pjesë Kryetarët e Gjykatave të Larta të: Shqipërisë, Azerbaixhanit, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, etj
(jd/shqiptarja.com)