/ATSH-B.Jashari/ -Krerët më të lartë të gjyqësorit të Kosovës janë mbledhur në Durrës në konferencën me temë "Rishikimi, analizë dhe raportimi mbi procesin e arritur të punës së gjyqësorit gjatë vitit 2014 dhe angazhimet e planifikuara për vitin 2015".
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha se gjatë mbajtjes së kësaj konference janë identifikuar aspektet dhe sfidat me procesin e decentralizimit të gjykatave, një proces i cili pritet të ndodhë së shpejti.
"Konkluzionet e konferencës ishin të qarta që decentralizimi duhet të ndodhë, është i nevojshëm dhe i ndihmon gjykatave në rritje të performancës", tha Peci.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani tha se, fokus në këtë konferencë ka qenë decentralizimi i gjyqësorit kosovar, një proces që ka filluar dhe duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
"Besoj se konferenca ka qenë e suksesshme, për faktin se janë debatuar çështjet aktuale që e preokupojnë gjyqësorin për vitin 2015", tha Hasani.
Krerët e gjyqësorit të Kosovës, konferencë vjetore në Durrës
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri tha se beson se "decentralizimi do të ketë efektin e vet, sepse deri më tani kemi qenë të centralizuar dhe shumë projekte nuk kemi mundur t'i realizojmë, për shkak se është dashur të merret pëlqimi nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës".
Konferenca është tradicionale dhe organizohet për çdo vit me iniciativë të Njësisë së Shqyrtimit të Përformancës së Gjyqësorit.
Në këtë konferencë dy ditore të mbajtur në Durrës, Shqipëri, kanë marr pjesë krerët më të lartë të gjyqësorit, administratorët e gjykatave dhe një pjesë e stafit të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
/Shqiptarja.com