Krerët e shteteve të BE, bojkot
Sali Berishës për 100-vjetorin

TIRANE - Festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kur kanë hyrë në fazën finale, kanë zbuluar dhe një fakt aspak të këndshëm për politikën shqiptare e në veçanti për mazhorancën qeverisëse. Pavarësisht se u kanë bërë ftesë për të marrë pjesë në këto festime, ngjarje që ndodhin njëherë në 100 vjet, gjithë krerëve të shteteve të Evropës, gjithë kryeministrave të këtyre vendeve, por dhe vendeve përtej oqeanit, duke filluar me presidentin e SHBA dhe sekretaren amerikane të shtetit, e deri te krerët e shtetit në Australi, Brazil, Indi, Kinë, Rusi dhe vendeve të veriut të Afrikës, përfshirë dhe Afrikën e Jugut, konferma për pjesëmarrje ka qenë një katastrofë e vërtetë.

Burime të besueshme pranë qeverisë, protokollit të shtetit kanë bërë me dije se deri ditën e djeshme kanë konfirmuar pjesëmarrjen në darkën e famshme që kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika thotë se duhet të marrin me vete, vetëm krerët e shteteve të Ballkanit, mes të cilëve Kosova, diçka nga Katari dhe Algjeria, këto nivele të treta. Asnjë nga krerët e shteteve anëtare të BE nuk ka marrë mundimin të vijnë në Shqipëri, duke e lënë përfaqësimin pikërisht në duart e ambasadorëve apo të ndonjë ministri që mund të mbërrijë në Tiranë në momentet e fundit.

Kryeministri Berisha kohë më parë, ka deklaruar se Shqipëria do ta ketë vështirë të përballojë gjithë ata personalitete, kryetarë shtetesh dhe qeverish të Evropës, SHBA dhe vendeve të tjera që do të vijnë në Shqipëri, për të marrë pjesë në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Madje në të gjitha takimet e zhvilluar jashtë dhe brenda vendit, kryesisht nëpër samite por dhe në vizita zyrtare në Evropë dhe në vende të tjera, Berisha si fjalë të dytë ka përdorur togfjalshin:

"Ju presim në festën e 100 vjetorit të pavarësisë më 28 nëntor në Tiranë. Jeni të ftuar". Këtë ftesë ia bëri Hilari Klinton sekretares amerikane të shtetit, që erdhi një muaj para e ia prishi "festën" qeverisë teksa kërkoi me insistim që zgjedhjet e vitit 2013 të ishin të drejta dhe korrekte dhe si test për integrimin në BE. Madje i kërkoi personelit të ambasadës që të monitorojnë çdo votë, duke uruar më pas 100 vjetorin e pavarësisë dhe duke garantuar se miqësia e popullit amerikan me atë shqiptar do vijojë më me intensitet. Ndërkohë që të njëjtën ftesë Berisha ia ka përsëritur kancelares gjermane Merkel, kryeministrit britanik Cameron, presidentit francez Holland, presidentëve e kryeministrave të vendeve nordike, të Belgjikës, të Holandës, të Spanjës, të Italisë, të Greqisë, të Indisë dhe Kinës madje, por dhe Brazilit, Kanadasë dhe vendeve të bririt të Afrikës.

Por "apelit" të Berishës nuk i është përgjigjur as kryeministri grek Samaras, as ai italian Monti që janë fqinjët tanë. Ftesës së kryeministrit Berisha i është përgjigjur vetëm Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, presidenti maqedonas dhe ai i Malit të Zi. Pra gjithsej vetëm tre presidentë, të gjithë ballkanas do marrin pjesë në këto festime. Ndërsa kryeministrat janë ata të Kroacisë, Sllovenisë, Kosovës sikurse e nënvizuam dhe i famshmi kryeministër i Hungarisë Orban, i cili është në "hasmëri" me tërë krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për shkeljen e të drejtave të njeriut. Pastaj pjesa tjetër që i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Berisha për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë janë nivelet e dyta e të treta të përfaqësimit, por që gjithsesi bëhet fjalë për vende pa peshë në arenën evropiane dhe atë botërore e që janë në rang ministrash të jashtëm e zyrtarësh të tjerë të organizmave rajonalë ku bën pjesë Shqipëria përfshirë këtu dhe kryetarin e delegacionit të Parlamenti Evropian për Evropën Juglindore Eduard Kukan si dhe kreun e PPE-ve, Martens.

Ekspertët thonë se në raste të tilla pjesëmarrja tregon shkallën e mbështetjes që ekziston për një vend dhe për klasën politike në qeverisjen e atij vendit. Protokolli ka rregulla të qarta, që në raste largimi nga jeta të personaliteteve të larta, rasti Rugova është shumë i freskët pasi pavarësisht se ishte president i një vendi që ende s'kishte shpallur pavarësinë, mblodhi shumicën e krerëve të shtetit nga Evropa deri në SHBA, por dhe në rastet e përvjetorëve të rëndësishëm të krijimit të shtetit, delegacionet pjesëmarrëse kryesohen nga Presidenti ose nga kryeministri. Vetëm në raste shumë emergjente nga kryetari i Kuvendit apo Ministri i Jashtëm. Ndërsa një bojkot i tillë total që kanë bërë krerët e partnerëve tanë ndërkombëtarë për 100 vjetorin e pavarësisë, tregon vërtetë një mungesë mbështetje sipas ekspertëve, për më tepër një plasaritje të madhe të marrëdhënieve. Dhe Shqipëria më 27-28 nëntor do ta festojë pavarësinë me fqinjët ballkanikë, si asnjëherë tjetër. Gazeta jonë ka ekskluzivisht listën e konfirmuar të personaliteteve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

te dhenat ftesa kret bojot berisha 100 vjetori

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com


(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej