Të pranishëm për të vendosur kurora për dëshmorët dhe për t’u përkulur përpara monumentit “Nëna Shqipëri” ishin Presidenti i Republikës Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, prrfektja e Tiranës Suzana Jahollari dhe veteranë të shumtë luftë si dhe famil;jatë të dëshmorëve.
Në këto homazhe mungonte partia e dytë parlamentare. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kreu dje homazhet për çlirimin pranë varrezave të dëshmorëve, pasi prej vitesh Partia Demokratike nuk njeh datën 29, por 28 nëntorin si ditë të çlirimit të vendit.
Përfaqësuesit e LSI pritet të shkojnë në një orar tjetër gjatë ditës së sotme për t'i kryer homazhet.
Nga pamjet e transmetuara në media të ndryshme, kësaj heere nuk u vunë re nostalgjikët e Enver Hoxhës, të cilët çdo vit shfaqen me pankarta të diktatorit dhe parakalojnë rrugëve të kryeqytetit me flamujt e Partisë Komuniste, ndoshta sepse Garda e Republikës ishte organizuar për mos t’u lejuar hyrjen në varrezat e dëshmorëve.

s.k/shqiptarja.com

VIDEO









