/ATSH-B.Jashari/.- Krerët e shtetit të Kosovës urojnë Krishtlindjen ortodokse përmes mesazheve, ndërsa Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa do urojnë edhe në një vizitë sot në mesditë në Manastirin e Deçanit.
"Me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës iu shpreh urimet më të sinqerta, me dëshirën që këtë festë të madhe të mirëkuptimit, solidaritetit, të dashurisë dhe të respektit ndaj njëri-tjetrit, ta kaloni me familjet tuaja, me njerëzit tuaj më të dashur, në paqe, harmoni e gëzime", thekson Presidentja Jahjaga në një mesazh.
Kjo ditë feste, vijon ajo, le të na shërbejë për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t'iu gëzuar arritjeve tona të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë e më të begatë.
"Në këtë ditë të shënuar, le të përkujtojmë të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë dhe të lutemi për ta. Njëkohësisht, të punojmë për përparimin dhe të ardhmen më të mirë të fëmijëve tanë, të familjeve tona dhe të vendit tonë të përbashkët.Urime dhe me fat!", shprehet Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Po ashtu, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, uron besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Krishtlindjes ortodokse.
"Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, qytetarë të besimit ortodoks, në ditën e Krishtlindjes ortodokse, ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta me shpresën se kjo festë do të sjellë harmoni, mirëqenie dhe solidaritet. Le të shërbejë dita e Krishtlindjes ortodokse si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit", thekson Mustafa në telegramin e urimit.
"Qytetarë të besimit ortodoks, po e theksoj edhe në këtë ditë se jemi të përkushtuar që jeta për të gjithë qytetarët e Kosovës të jetë më e mirë dhe më e lehtë. Bashkërisht duhet të punojmë që Kosova të jetë vend i bashkëjetesës së drejtë", shprehet Kryeministri Mustafa.
"Shfrytëzoj rastin që Krishtlindjen ortodokse t'ua uroj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike në Kosovë", përfundon ai mesazhin.
Me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i drejtohet Peshkopit Teodosie, me një mesazh urimi për të dhe të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Kosovës.
"Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës! Në këtë ditë të shenjtë, uroj që të gjithë besimtarët ortodoksë të jetojnë në paqe, mbarësi, begati dhe harmoni", shprehet ai.
"Kjo festë le të shërbejë për forcimin e besimit te Zoti, dashurinë ndaj njeriut, përkrahjen e veprave të mira dhe respektin ndaj besimeve të ndryshme në Republikën e Kosovës. Vendit tonë i duhet edhe më shumë mirëkuptim, tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin. Së bashku, mund të arrijmë që këto vlera të shtohen dhe bëhen cilësi e dallueshme e qytetarëve tanë. Gëzuar!", uron kryeparlamentari Veseli.
/Shqiptarja.com