Krerët fetarë apel Merkelit dhe Presidentit Macron: Hapni negociatat për Shqipërinë

Krerët fetarë apel Merkelit dhe Presidentit Macron: Hapni negociatat për Shqipërinë

Krerët e besimeve fetarë në Shqipëri

Krerët besimeve fetare në Shqipëri i kanë dërguar një letër kancelares Merkel dhe Presidentit francez Macron, ku i kërkojnë që të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE.

Në këtë moment të një rëndësie të madhe, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë atë që kemi shprehur kohët e fundit në deklaratën tonë të përbashkët të datës 21 prill 2018: ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës. Ne jemi pjesë e një historie që shtrihet në origjinën e Evropës. Është një histori që ka rrënjë mijëra vjeçare. Rrënjë të përbashkëta kulturore dhe sociale na lidhin. Jemi të bindur se rruga drejt Bashkimit Evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore. Ne i jemi mirënjohës Zotit për faktin se historia e popullit shqiptar ka treguar një jetëgjatësi të qëndrueshme të vlerës së respektit për dallimin fetar, duke jetuar së bashku në harmoni si një familje.

Rruga drejt Bashkimit Evropian është veçanërisht kritike për rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro-entuziastëve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndjehen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre evropianë, janë të përjashtuar nga të njëjtat mundësi. Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto. ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëve, dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshëm për një Shqipëri si pjesë e Evropës. Me lutje të zjarrtë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbetur mbështetës të palëkundur të vlerave evropiane të një shoqërie me liri, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë

Letra nga krerët e besimeve fetare

Letra është firmosur nga krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, Kryetari i Komunitetit Mysliman Skënder Brucaj, Kryepeshkopi i Tiranës dhe i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë i Kishës Ortodokse Autoqefale, Prof. Dr Anastasios, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Shqiptare dhe Arqipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Kryegjyshi Botërior i Kryegjyshatës së Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ylli Doci. Vendimi për Shqipërinë do të merret në datë 28 qershor, ndërsa tre janë vendet skeptike, Gjermania, Franca dhe Holanda, ndërsa letra u është dërguar vetëm Macronit dhe Merkelit.


Letra e krerëve fetare drejtuar Kancelares gjermane, Merkel dhe Presidentit fancez, Macron

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tragjikomik: 19/06/2018 09:45

    Ç’punë ka feja që merret me këtë gjë? Feja të merret vetëm me punët e saj dhe mundësisht vetëm brënda institucionit të saj. Feja vetëm në kishë e xhamí, kurrkund tjetër!

    Përgjigju
  • Gafurri: 19/06/2018 01:06

    KJO ESHTE QESHARAKE FEJA MERRET ME POLITIKEN E ED RAMES PER SHQIPETARET E VITEVE 1967 DERI NE VITET 1989 feja KA QENE OPIUM PER POPULLIN MBAS THENIES SE PARTISE TE ED RAMES SI TRASHIGIMTARE E PPSH TANI FEJA PO BASHKPUNON ME ATA QE DERI DJE I VRANE DHE I PERSEKUTUAN KJO ESHTE QESHARAKE DHE MATERIAL PER HUMORISTET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë