Presidentët e Francës dhe Ukrainës, Macron dhe Zelensky, kanë folur të dy dhe njëri pas tjetri” në videokonferencë me disa nga liderët evropianë, mes tyre kryeministrin britanik Keir Starmer dhe më pas me ata të Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Norvegjisë, Finlandës, Danimarkës dhe Holandës. Në vijim të komunikimeve ata kanë biseduar edhe me António Costa-n, Ursula von der Leyen dhe Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të Nato. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Elizesë. Nga Pallati Elize, Macron dhe Zelensky kanë diskutuar gjithashtu me të dërguarin amerikan Steve Witkoff dhe me kryenegociatorin ukrainas Rustem Umerov, të cilët ndodhen në Florida.
I dërguari amerikan i Trumpit, Steve Witkoff, raportohet se po zhvillon një takim të ri me kryenegociatorin ukrainas Rustem Umerov në Florida. Këtë e pohojnë burime pranë dosjes për AFP të cilat saktësojnë se takimi një ditë pas atij me delegacionin e kryesuar nga Marco Rubio, synon të adresojë ende disa çështje. Volodymyr Zelensky do të takohet me Umerovin nesër në Irlandë, ndërsa Witkoff pritet të mbërrijë në Moskë po nesër për t’u takuar me Vladimir Putinin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Macron priti Zelenskyn në Paris, presidenti ukrainas: Moska nuk duhet të shpërblehet! Witkoff takohet nesër me Putinin











