Kreshnik Çollaku: Rama rrëzohet me anti-modelin e tij, që është pastërtia politike

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha të hënën për ‘Kontrast’ se zgjedhjet që ‘Rithemelimi’ po zhvillon nëpër degë nuk janë gjithëpërfshirëse. Ai u shpreh se kjo vihet re fare qartë nga pjesëmarrja që nuk i kalon 30%.

“Nga mbledhja e gjatë e deputetëve prej 8 orësh, që u bë gati një javë që ka ndodhur, më duket absurde që ndërkohë që shumica kërkonte bashkim Në zgjedhjet që po zhvillohen sot në rrethe, niveli më i lartë i pjesëmarrjes është 30%. Pra nuk është përfshirës. Pra a e duan të gjithë bashkimin? Sepse marrëdhëniet e PD me SHBA duhet të jenë të pakushtëzuara” – tha Çollaku.

Duke u ndalur tek lufta opozitare e PD-së, deputeti u shpreh se ajo duhet të fokusohet tek gjetja e një anti-modeli të Ramës. Sipas tij, rivali i Ramës duhet të jetë një figurë me integritet dhe pastërti politike. Teksa PS i ka dhënë Enkelejd Alibeajt një kartë legjitimiteti, duke e ftuar te negociojë për presidentin e ri, Çollaku tha:

“Legjitimitetin nuk e jep PS, por numrat në Parlament. Për aq kohë sa Grupi Parlamentar është shumica, dhe Berisha s’ka një të tillë, do të thotë që PS është detyruar të diskutojë me Enkelejd Alibeaj. Por Rama i ka votat për të zgjedhur presidentin e vet. Nëse vendit i vlen apo jo që të gjithë pushtetet t’i ketë në dorë ai, përfshirë edhe presidentin, përgjigja dihet që është jo. Unë mendoj që si vullnet politik kjo mazhorancë tërhiqet dhe për ta balancuar t’ia jepte presidentin opozitës, do të ishte mirë për vendin dhe një akt shumë i madh përpara. Pra Rama duhet ta pranojë një akt të ndershëm, duke e bërë hapur dhe qartazi. Nëse pastaj nis loja e kungulleshës, unë mendoj që opozita s’ka pse të futet në një lojë pokeri me Edi Ramën” – tha Çollaku.

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romeo: 18/04/2022 21:52

    Sa per te qeshur te ben ky idjoti... Sa te jete gjalle Sali non grata Edi Rama behet i pa mposhtur... Mjer PD ne dore kujt ka ra....

    Përgjigju
  • kumlla: 18/04/2022 19:32

    Po po, te drejte ka! Ata qe marrin nga 200€ per provim dhe nuk duken ndonjehere ne auditor e kane shume te qarte modelin e pastertise. C'ti besh qe nuk dine ta aplikojne ne praktike

    Përgjigju
    • Hasani: 19/04/2022 01:58

      Pirdh pirdh se lirohesh.ha fasule collak.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja