Kreshnik Spahiu: A po përgatit Greqia një skandal, incident, provokim apo 'atentat' kundër Edi Ramës në Athinë

Kreshnik Spahiu: A po përgatit Greqia një skandal, incident, provokim apo 'atentat' kundër Edi Ramës në Athinë

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

Athina do vishet kuqezi, nëse Rama pengohet dhe provokohet në Greqi.

Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se tubimi i Edi Ramës në Athinë me 10.000 emigrantë “është i panevojshëm dhe nuk kemi arsye që t’ia lehtësojmë”. Diplomatikisht kjo përkthehet: “do ja vështirsojmë rrugëtimin”.

A po përgatit Athina një incident diplomatik me kryeministrin shqiptar në territorin e saj?

Të gjitha gjasat janë se diçka do të ndodhë dhe Shqipëria dhe shqiptarët duhet të përgatiten për të mos u cënuar dinjiteti i Shqipërisë.

Nëse Edi Rama do të shkoj në një shtet tjetër, emigrantët mund ta presin edhe me protesta sepse ai i ka detyruar të largohen apo nuk njeh votën e emigrantëve, ndërsa në Greqi ai duhet pritur kuqezi për këto arsye:

 Shqiptarët duhet të vishen të dielën kuqezi në Greqi për të mbrojtur simbolin kombëtar dhe jo Edi Ramën,

Shqiptarët duhet të tubohen të dielën kuqezi në Athinë për treguar se janë qytetar të barabartë dhe me dinjitet.

Shqiptarët duhet vishen kuqezi të dielën për treguar se dhe ata luftojne për të drejta njësoj si minoroteti grek që vishet bardheblu në Himarë.

Shqiptarët duhet vishen kuqezi të dielën, për të kërkuar të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në parlamentin shqiptar.

Shqiptarët duhet vishen kuqezi të dielën për ti treguar botës që ata nuk i mbrojnë ato ngjyra vetëm në stadium për futboll por edhe në betejat politike apo diplomatike.

Shqipëtarët duhet vishen kuqezi për të demostruar trashëgiminë etniko kulturore të kombit të tyre.

Shqiptarët duhet vishen kuqezi të dielën për ti treguar gjithë Greqisë se Edi Rama nuk është vetëm dhe nuk mund të preket nga nacionalizmi grek.

Shqiptarët mund ta konsiderojnë armik në Shqipëri, por avokat në Greqi kryeministrin e tyre.

Shqiptarët duhet të mbrojnë udhëheqsit e tyre kur ata kërcënohen nga të huajt.

Të dielën Edi Rama do provokohet dhe pengohet në Greqi, prandaj duhet një armatë kuqezi.

Rrëzojeni Ramën në Tiranë por lartësojeni në Greqi sepse kjo e bën dallimin mes popujve inferiorë dhe një kombi superior.

Të dashur bashkatdhetarë, të dielën mos kini frikë të mbushni Athinën me flamuj kombëtarë.

Ata po kërcënojnë me incidente kryeministrin e Shqipërisë dhe jo Edi Ramën.

Të dielën është në pikëpyetje fytyra dhe integriteti i shtetit shqiptarë.

Mbrojeni emrin Shqipëri dhe ngjyrat kuqezi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILIR: 09/05/2024 16:52

    Edhe ne, si Greqia, kemi të drejtë të takojmë shqiptarët jashtë atdheut. Rroftë atdheu!

    Përgjigju
  • Himarioti!: 09/05/2024 16:01

    Z.Spahiu! Himara ka qene Kryeqendra e Laberise.Si thua mimoriteti Himares???

    Përgjigju
  • S'eshte cudi: 09/05/2024 13:26

    Nga greket pritet cdo gje, le te mos harrojme kalin e trojes.Po me sa duket se kane mesuar akoma ckoke ka Edi Rama. Z.Kryeminister i uroj suksese suksese suksese!!

    Përgjigju
  • vlonjati: 09/05/2024 12:51

    plotesisht dakort dhe me se e drejte,te cilen mund ta vene ne dyshim vetem armiqte apo spiunet e shqiperise!

    Përgjigju
  • Lili Jerasi: 09/05/2024 12:39

    Jam plotesisht dakort. Mbeshtetje ,perkrahje,solidarizim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja