Kreshnik Spahiu: Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë

Kreshnik Spahiu: Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë

Kreshnik Spahiu

Çdo 1 Janar kam udhëtuar me makinë nga Tirana në Durrës për 34 vjet.

Ishte e çuditshme por disa vite isha i vetëm me makinë që lëvizja atë ditë dhe nuk këmbehesha me asnjë auto veturë tjetër (zero). 

Kjo më ka ndodhur disa vite radhazi pas përmbysjes komunizmit.

Në vitin 1991 kisha blerë një nga makinat e para në kryeqytet dhe gjithmonë në 1 Janar udhëtoja nga Tirana në Durrës. Më pëlqente nata e ndërrimit të viteve pranë familjes në Tiranë por në mëngjes e vitit të ri arratisesha buzë detit.

Dikur viti i ri ishte ndryshe dhe Shqipëria ishte shumë e varfër: - Borë s’kishte por xhamat zbukuroheshin me pambuk të ngjitur me vinovil nëpër xhama.

- Parking nuk kishte por ne siguronim makinën duke kyçur timonin me hekura dhe dryn.

- Fishekzjarre nuk kishte por të gjithë hidhnin shishe birre dhe vere nga dritaret nga gëzimi duke i thyer në rrugë.

- Pastruese s’kishte dhe të nesërmen nuk shpëtoje pa çarë gomat e makinës.

- Celular nuk kishim por si kujtim kemi më shumë foto të printuara sesa sot që na humbin nëpër telefona.

- Kondicioner ende nuk kishim por të gjithë ende kishim në shtëpi sobat e drurit.

- Në Tiranë festonim pak më gjatë sepse në qytet dhe fshatra kishte 2 orë drita.

- Makina nuk kishin 99% e popullsisë por treni funksiononte ende por pa xhama se populli jone i ka fiksim thyerjen me gurë të xhamave.

- Frigorifer nuk kishin të gjithë por ushqimet i ruanin duke i ftohur natën me tenxhere në dritare.

- Karkaleca dhe peshk nuk perdornin por gjelat e detit ishin organike dhe nuk i sillnin nga Greqia me ilaçe

- Big Brother nuk kishte në TV por çdo lagje ku jetonim ishte një mega Big-Brother kur komshinjtë bënin apelin dhe inventarin e ushqimeve.

- Digitalb dhe Tring nuk kishte por me antena në tarracë apo me Saç në Ballkon shikonim kanale të huaja.

- Pa bukë mund të rrinim 364 dite ama vitin e ri e festonim dhe e gëzonim.

Nejse mu kujtua rrugëtimi im Tirane-Durrës çdo 1 Janar ku nuk gjeje asnjë makine në rrugë dhe më kapte një ndjesi paniku se mos dilnin “maskat” të cilat çuditërisht i kemi harruar.

Mu kujtua këtë 1 Janar kur udhëtoja drejt bregdetit dhe lexova që Shqipëria kapi shifrën e 1 milion makinave, që nëse heqim 20% popullsisë nën 18 vjeç i bie që çdo familje shqiptare ka 1 ose 2 makina duke thyer rekord europian.

Ky rekord vjen pas një çudie tjetër shqiptare.

Si në asnjë vend tjetër europian 94% e shqiptarëve jetojnë në banesat pronë e tyre (jo me qira). 50% e familjeve në Europë jetojnë me qira dhe s’kanë shtëpitë e tyre.

Padyshim Shqipëria mbetet ende një shtet i varfër dhe ekonomi të dobët por kur udhëtojmë 3 dekada pas, kuptojmë sa shumë kemi ndryshuar.

Dikur kishte zero makina, zero apartamente private. Kjo jo shumë larg por në vitin 1991. Sot jemi të parët ne Europë për makina dhe shtëpi private.

Ah më falni se harrova një rekord tjetër.

Jemi kampion të mijëra e mijëra makinave luksoze që nuk i shikon me kaq shumicë as në shtet ku ato vetura prodhohen.

Çuditërisht, sot ankohen më shumë ata që dikur udhëtonin me gomar, ndërsa sot me Range Rover apo siç thuhet në dialektin e tyre: “Rengj”!

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Betim truçi: 05/01/2025 19:38

    Uuua cfar lajmi???!!!! mahnites! po spe more Kreshnik e ul veten me kesisoj gjerash

    Përgjigju
  • xhim: 05/01/2025 13:10

    Qfare na mungon Tani/duhet te kemi sa me shume Uzina per prodhim te Ushqimeve,kepuceve,Veshjes,materjalit ndertimor,Arjeta Puca ka prodhuarAutoambulance,dhe Autoblinde,te prodhojne Anije per Peshkim,Vagona te Trenit,Kamione,Autobuse,Traktore,Kombanja,Bagere dhe Eskavatore, te krijojme Shoqata Fabrikantesh,Klube Bankieresh,e Inovatoresh,qe te ecim me kohen,te perpunojne vete xehet e vendit te ecim ne drejtim te vendeve te Zhvilluara,a duhet edhe ne te kemi disa Marka origjinale te automjeteve per udhetar nese nuk mundemi vete ti prodhojne te bashkepunojne me Fabrikat e njohura Italiane,Gjermane,Franceze,Angleze te autoindustrise.

    Përgjigju
  • Ilir: 05/01/2025 07:27

    As gomar s'kishin shumica e atyre qe ankohen sot me shume se te tjeret , kjo eshte e verteta. Dhe nje osé dy vite me pare, me 1989-90...na luteshin pas dyqaneve te bukes, t'u blinim nje buke gruri, sepse nuk u lejohej ta blinin edhe pse grurin e prodhonin vete... kjo eshte absolutisht e VERTETA. Harrojme shpejt... kjo me e verteta mbi te vertetat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor

Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor