Kreshnik Spahiu: Mos bindja civile dhe qeveria teknike “helene”

Kreshnik Spahiu: Mos bindja civile dhe qeveria teknike “helene”

Rama, Mitsotakis dhe Berisha ne ceremoninë e varrimit të Anastasit

Një incident shumë i rëndë ka ndodhur në lamtumirën e fundit që ju tha Kryepeshkopit të Kishës Ordhodokse Anastas Janullatus. Vendet Kryeministrit shqiptar Rama dhe kryeministrit grek Mitsotakis ishin pranë dhe në krah të tyre ishin delegacionet përkatse zyrtare.
Papritmas në kishë u shfaq kreu “ravucionit patriotik” dhe aleati në zgjedhje i Athinës, Sali Berisha.

Roja e tij i drejtohet në karrigen krah kryeministrit grek dhe shkoi tek emrat e vendosur nga protokolli i ceremonisë, hoqi emrin e ministrit Dendias dhe vendosi emrin e Sali Berishës, në mënyrë që ai të ishte ulur pranë kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. 

Të gjithë këtë veprim e bëri në sytë e publikut dhe gazetarëve. Ndonëse Garda i kërkoi ta kthente emrin në vendin e caktuar nga protokolli, ai refuzoi dhe uli Sali Berishën në krah aleatit grek Mitsotakis.
Pra “legjenda” që ka 3 vite premton:
- mos bindje civile
- revolucion
- qeveri teknike
U zvarrit për tu rreshtuar krah Ramës dhe kryeministrit Mitsotakis.

Më pas Berisha tre herë përshëndeti idhulli tij grek Mitsotakis  por gjeti indiferencën dhe injorimin me heshtje. Kryeministri grek  i xhindosur që në mënyrë brutale ju zu vendi i kolegut u mundua ta injoroj në maksimum.

Berisha përpiqej ti fliste që ti kujtohej:
- jam unë që kandidova Bejlerin,
- jam unë që kam koalicion me PBDNj,
- jam unë që ju dhash 6000 milje det,
- jam unë që fus minoritar deputet liste,
- jam unë që ju thash 6 varreza greke,
- jam unë që ndryshoja kombësitë greke

Ishte ai që ka 3 vjet premton qeveri teknike dhe mos bindje civile.
Sot ja arriti të ishte pranë qeverisë helene dhe shqiptare.
Populli thotë që dashuria nuk njeh moshë.
Dashuria të errëson sytë dhe bën njeriun të kaloj në vetëflijim. Sot dashuria i bashkoi të tre.
Ai kishte tre vjet ëndërronte të ishin të tre.
Mos bindja e tij civile vonoi por triumvoi.
Ja vlente mos bindja civile për një foto.
Ishte foto sa 1000 fjalë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleanca Kuq e Zi: 01/02/2025 13:24

    Me Saliun u bere nen kryetar I kLD dhe sbashku me Bamir Topin nuk lat gje pa.i ba drejtesise !! Ne 2012 -2013 na.u rreshtove me Ed Ramen dhe me partine tane AK nuk more anj3 deputet se ta futi Rama !! Prap ju sh3rben atyre... perfundimisht je b....lepiresi me I madh qe ka njoft ky vend

    Përgjigju
  • Partia: 31/01/2025 07:33

    Nik sorra i thonte Rama, tani u be perseri Nik shqiponja, e do Karlo shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Deputeti Florenc Spaho takon shqiptarët në Itali, vesh bluzën me logon e PS dhe emrin Edi Rama

Deputeti Florenc Spaho takon shqiptarët në Itali, vesh bluzën me logon e PS dhe emrin Edi Rama