Kreshnik Spahiu: Opozitës i duhet ose vdekja e Ramës, ose dorëheqja! Por prapë nuk do të vinin dot kurrë në pushtet me Berishën e Metën

Kreshnik Spahiu: Opozitës i duhet ose vdekja e Ramës, ose dorëheqja! Por prapë nuk do të vinin dot kurrë në pushtet me Berishën e Metën

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama

Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë.

Mes lotëve, pikëllimit, emocioneve dhe dhimbjes për humbjen e jetës së një engjëlli 7-vjeçar nuk munguan as brutaliteti politik i dy palëve.

  • – Qeveria që nuk njeh asnjë përgjegjësi për vdekjen dhe aksidentin, pavarësisht kaosit në lundrimin detar apo autorit të vrasjes që mban uniformë policie.
  • – “Opozita e Copëtuar”, e cila amplifikoi një fushatë 24-orëshe për dorëheqjen e Ramēs.

Parimisht, ajo si e pashpresë për të fituar zgjedhjet apo pritur 3-vjet, s’ka alternativë tjetër, por pret ndonjë vdekje apo aksident që Rama të largohet vetë, se rrugë tjetër për ta larguar nuk gjen.

I duhet ose vdekja e Ramës, ose dorëheqja.

24 orë janë duke monitoruar kronikën e zezë (vdekjet, plagosjet, aksidentet) e cila është shpresa e vetme për ta rrëzuar këtë qeveri.

Në fakt kjo qeveri duhet bjerë për 1000 arsye, por fatkeqësisht sapo futet në garë “Opozita e Coptuar”, ajo nuk bie por forcohet më shumë, dhe ky është një ekuacion pa zgjidhje.

E gjendur përballë një goditje ndërkombëtare, asaj i duhet të shkepusë vëmendjen nga faktori jashtēm dhe të përqendrohet te ngjarjet brenda në vend.

Parimisht, sërish më duket logjikë e drejtë e opozitës, por kjo vetëm sa i përket dy liderëve të saj, por jo turmës naive e cila nuk kupton se ç’mund tē ndodhë nëse jep dorheqjen Rama.

Pas dorëheqjes Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme dhe do kemi 4 alternativa:

  • 1- Partia Socialiste
  • 2- PD zyrtare me vendim gjykate e Bashës
  • 3- PL Meta apo Metaj (që ende s’i dihet mbiemri)
  • 4- Berisha pa parti dhe pa logo.

A e kuptoni se cili është rezultati zgjedhjeve?

Literalisht rezultat i njëjtë me zgjedhjet lokale të Marsit: D.M.TH, Partia Socialiste fiton më shumë se 25 Prilli i vitit 2023.

Sepse perballë s’ka më një Opozitë të Bashkuar, por një Opozitë të Copëtuar.

Sepse ka SHBA, BE dhe UK kundër. Për këto arsye, kush kërkon dorëheqjen e Ramës sot, qartazi bën lojën e socialistëve, të cilët do dyfishonin fitoren dhe numrat në parlament edhe për 4 vjet të tjera…..

Prandaj mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum se nuk ftohet mortja në funeral.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 04/08/2022 08:43

    Z.K.Spahiu.Ke të drejtë të merresh me opozitën.Por opozitë nuk ka në Shqipëri.Ata që kan vulën nuk kan Parti dhe Ata që kanë 44.000 luftëtar(Jo A.Partie sipas Sb)nuk kan vulën.Partit e tjera kan nga një VULË në xhep dhe votën e tyre për të dal deputet tek PD.Dhe populli i di këto më mirë se unë e Ti në Gjermani. -DASH po vështron sa thellë është futur militantizmi PD te Sb..dhe do elëri përjetësisht në opozitë nëse nuk e arreston SPAK i tredhur prej tij. -Like Meta(Metaj) do nxihet me bojë si sigurims që nga 1988,89.Dhe do shkoi për lesh..nëse SPAK del nga KOMA. -Në këto kushte Edi Rama nukse jep dorëheqjen.Biles do kërkoi zgjedhje të parakohshme sa herë ti doi prapanica. -Sa për aksidentin që mund ti ndodhi..këtu ke të drejtë.Nga 44.000 luftëtarët e armatosur të Sb mund të dali një i paguar me flori si AVNI RUSTEMI. FLM

    Përgjigju
  • Riku: 03/08/2022 23:27

    Ky e ben se i pelqen apo se e paguajne apo te dyja bashke... ka qene rebusi i prostitutave qe kishin alternativa por pelqenin trutuarin...

    Përgjigju
  • Miri: 03/08/2022 21:57

    O Kreshnik, po nuk te takon ty te shash doktorin. U pasurove ne kohen e doktorit, kur ishe ne KLD. Po nuk benit bashke me Topin emerime ne Tirane dhe Durres pa para. Edhe ne Apele dhe GJL duhet te paguaje.Jeni bere sheike me emrimet dhe transferimet qe benit. Po si nuk te vjen turp qe del e shan pushtetin qe u pasurove.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/08/2022 19:51

    Ja edhe sorrëshqiponja,djali babailiazit po na broçkullit si per pasneser,si anal-ist i kazanit@tepsise,si politiqen po kontribuon ne mbajtjen e pushtetit nga mafia shteterore pozite opozite.

    Përgjigju
  • Ytre: 03/08/2022 19:33

    Habhabha po ti o niku e provove e nuk le gje pa bere me ndihmen e turqve dhe si rregull e di mire rama nuk thyhet kollaj. Prandaj ike dhe mire bere se qysh se fillove te lyesh mjekrren si gledisi spo te ecen falli fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim