Një 58-vjeçar shqiptar është sulmuar me thië gjatë natës në Agia Galini, në Rethymno të Kretës dhe ka marrë dy plagë në bark.
Policia ka nisur kërkimet për një 17-vjeçar. 58-vjeçari është banor i kësaj zone dhe është sulmuar në banesën e tij.
Pasi mjekët i dhanë ndihmën e parë për t’i ndaluar gjakderdhjen, ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit me qëllim që t’i nënshtrohej ndërhyrjes së specializuar kirurgjikale.
Rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja janë nën hetim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë provat që mund të çojnë në gjetjen e të riut.








Komente
Komento