Kreu homazhe në kompleksion memorial “Adem Jashari”, politikani serb rrëfen për ‘The Guardian” momentet e torturës nga shërbimet sekrete serbe

Kreu homazhe në kompleksion memorial “Adem Jashari”, politikani serb rrëfen për ‘The Guardian” momentet e torturës nga shërbimet sekrete serbe

Nikolla Sanduloviç

Politikani serb, Nikolla Sanduloviç, i cili u dhunua barbarisht nga shërbimet sekrete të Serbisë pasi kreu homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Kosovë, si shenjë pendesë për gjenocidin e kryer nga shteti serb mbi popullin kosovar, ka folur për prestigjozen “The Guardian”.

Sanduldoviç ka rrëfyer për median amerikane momentin e dhimbshëm kur u sulmua dhe dhunua në mënyrë të pamëshirshme nga shërbimet sekrete serbe.

Ai thotë se si pasojë e dhunës nuk mund të ecë.

Ishte 3 janar ora 15:20 kur tre automjete që transportonin agjentë të shërbimit sekret të BIA-s të Serbisë u ndalën jashtë shtëpisë së tij në zonën e Senjakut të Beogradit.

Me një furgon të zi, personat e maskuar posa dolën jashtë makinës, i treguan Sanduloviçit se pse kishin ardhur, duke e “qortuar’ për faktin se ish-sipërmarrësi dhe politikani opozitar kishte guxuar të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët në Kosovën në 1998/99 pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Ishte e paimagjinueshme. Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më falni’ teksa vendosa lule te varri i një fëmije të vrarë në Prekaz”,- është shprehur Sanduloviç.

“Pastaj filluan të më godisnin aq fort sa humba ndjenjat. Kur më futën në furgon, më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”,- shton ai.

Sanduloviç, tregon për The Guardian se u torturua për rreth gjashtë orë.

“Në fund thashë: Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek”,- rrëfen politikani 60-vjeçar pwr "The Guardian".

 

Pasi u shtrua në spital atë mbrëmje, do të kalonin 24 orë para se të lejohej të kthehej në shtëpi.

Për Aleksandar Vulin, ish-shefin e BIA-s serbe, i cili pranoi se kishte urdhëruar arrestimin, veprimet e Sanduloviçit në mbështetje të Kosovës meritonin një dënim shumë më të madh.

Agjentët e BIA-s, tha ai për gazetën Novosti, kanë arrestuar politikanin opozitar por nuk kanë ushtruar në asnjë moment dhunë ndaj tij.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve