TIRANË- Komisioni parlamentar i Medias, në mungesë të depuetëve të opozitës, nisi sot procedurat për plotësimin e vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive(AMA).
Fillimisht, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza bëri me dije se mazhoranca ka hartuar një letër, ku i bën sërish thirrje opozitës që të rikthehet në komision për të përzgjedhur kandidaturat për kreun e ri të këtij institucioni.
"Kjo letër i është drejtuar jo vetëm opozitës, por dhe faktorit ndërkombëtar, të cilët kanë pasur një vëmendje të veçantë për procesin e AMA-s. Faktori ndërkombëtar ka mbështetur dhe inkurajuar të gjithë hapat e ndërmarra nga ne në këtë proces, ndaj do të njihen hollësisht me këtë vendimmarrje", u shpreh Peza.
Gjithashtu, deputetja Mimoza Hafizi u shpreh se opozita do të ketë mbështetjen e mazhorancës, prandaj ajo duhet të marrë pjesë në komision.
"Në mbledhjen e ardhshme do të votohen katër kandidaturat të cilat do të marrin më shumë vota, ku opozita ka të drejtë të heqë dy kandidatë, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj, për të zgjedhur kryetarin e AMA-s", përfundoi znj. Hafizi.
Lista përfundimtare e kandidatëve për kryetar të AMA-s, e depozituar në komisionin e Medias, përfshin 7 emra, kryesisht nga fusha e gazetarisë, por dhe nga drejtësi, ekonomia, etj. /ATSH/
/Shqiptarja.com