Rritja e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë ka shqetësuar Antimafian Italiane kreu i së cilës Franco Roberti ka mbërritur në Tiranë për vizitë zyrtare. Kjo vizitë nisi në zyrën e kryeprokurorit të përgjithshëm.
Nën masa të rrepta sigurie në eskortë me autoblind dhe praninë e Forcave Renea, Roberti pas një takimi me Llallën u shpreh se hetimet e përbashkëta duhet të zbulojnë arsyen se përse është rritur kultivimi i drogës dhe duhet të intensifikohet lufta ndaj parave që përfitojnë këto grupe kriminale.
"Prezenca ime sot këtu së bashku me prokurorët e Barit, Leces e Catanzaro lidhet me luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar e në mënyrë të vecantë me rritjet e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë në vitet e fundit. Ishte e nevojshme të kuptojmë së bashku me kolegët shqiptarë, çfarë ka ndikuar në këtë shumëfishim të trafikut të drogës, si dhe të kuptojmë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar luftën ndaj këtij fenomeni", tha Roberti.
Duke ju referuar të dhënave të raportuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Vlorës, të pranishëm në takim, Roberti u shpreh se ata e kanë vënë në dijeni për një trefishim të sipërfaqeve të kultivuara me drogë në Shqipëri. Në këtë vizitë Roberti shoqërohej dhe nga prokurorët e rajonit të Barit e Leces, si dy nga rajonet ku mbërrin droga e trafikuar nëpërmjet Adriatikut.
"Kolegët shqiptarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të vlorës na kanë konfirmuar se kultivimi dhe trafikimi i drogës nga shqiëpria drejt italisë është trefishuar në dy vitet e fundit dhe kjo është e konfimruar paçka çdo kosiderate" u shpreh Roberti.
Kreu i Antimafias u ndal dhe tek hetimet ndaj korrupsionit të cilat sipas tij do të ndikonin tek grupet kriminale që merren me trafikun e drogës.
"Interesi i përbashkët i Italisë dhe Shqipërisë është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, jemi të bindur se s’mund të ketë luftë të sukseshme ndaj krimit nëse nuk luftohet korrupsioni", u shpreh kreu i Antimafias Italiane.
Për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla ky takim shërben për të intensifikuar marrëveshjen e nënshkruar midis dy institucioneve në vitin 2014 si dhe për të përshpejtuar shkëmbimin e informacionit për zbatimin e shpejtë të ligjit të dekriminalizimit.
"Është e domosdoshme që lufta kundër krimit, krimit të organizuar, të bëhet në kohë reale mes bashkëpunimit mes vendeve tona. Një çështje tjetër me rëndësi që diskutuam me homologun italian ishte dhe ndihma që mund të japin autoritetet italiane në dhënien sa më të shpejtë të infromacionit në lidhje me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit për të cilin për zbatimin e tij është angazhuar Prokuroria shqiptare", tha Llalla.
Ndalur tek hetimet pasurore, Roberti u shpreh se është pjesa më e vështirë për t’u luftuar por nëse Shqipëria do të ndjek eksperiencën e Italisë atëherë ndërmjet dy prokurorive do të ketë rezultate konkrete.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO