“I kemi kërkuar Parlamentit dhe Qeverisë të gjejë një zgjidhje. Ose të bashkojmë të gjitha forcat për të luftuar trafikimin e drogave të lehta, ose të legalizojmë prodhimin dhe shitjen e tyre. Qëllimi i shtetit është të mposhtë fuqitë kriminale dhe të bashkëjetojë me ta”, tha prokurori
Më tej, zyrtari i lartë italian tha se është rritur furnizimi i drogave të lehta në mënyrë eksponenciale.
“Është zvogëluar sasia e drogave te forta në tregun italian, por furnizimi i drogave të lehta është rritur në mënyrë eksponenciale, pavarësisht përpjekjeve për ta luftuar. Drogat e buta kanë pushtuar vendin tonë, edhe masakra e San Marco në Foggia, është për shkak të trafikut të drogave të lehta nga Shqipëria”, shtoi më tej kryeprokurori i Antimafias.
SHITJE DHE PRODHIM.
Për Prokurorin e Përgjithshëm Antimafia shteti duhet të prodhojë dhe të shesë drogat e buta me çmime konkurruese ndaj organizatave kriminale. “Shteti duhet të prodhojë dhe të shesë droga të buta me çmime konkurruese, në mënyrë që të jetë konkurrues me çmime e vendosura nga organizatat kriminale”, përfundoi zyrtari i lartë.
d.c./shqiptarja.com




