Kreu i ARRSH inspekton punimet në Gjirokastër-Lazarat, Çuçi: Vëmendja jonë tek njerëzit dhe problemet e tyre

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, i shoqëruar nga deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka inspektuar punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor që lidh Gjirokastrën me Lazaratin.

Investimi arrin në vlerën rreth 1 milion euro, kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore kombëtare dhe parashikon rehabilitimin e plotë të segmentit në 3.5 kilometra.

 Duke filluar nga rrethrrotullimi i ashtuquajtur i Lagjes Punërore deri në fundin e fshatit Lazarat ku bëhet dhe lidhja me pjesën e rrugës së re. Është një rehabilitim që i ka të gjithë elementët, paketën e shtresave, tumbinot, kanalet dhe veprën në të cilën ne ndodhemi, një tumbino e madhe e cila ka qenë shumë problematike në funksionimin e aksit. Është një investim gati 1 milion euro në këtë projekt dhe ne mendojmë se edhe sipas grafikut të punimeve, brenda Dhjetorit ta kemi të mbyllur këtë vepër dhe ky aks i rëndësishëm i korridorit veri-jug të jetë në standard.

Afrim Qendro

Më tej, ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe veçanërisht Policinë Rrugore për menaxhimin e trafikut gjatë ndërhyrjeve intensive në disa akse kombëtare në gjithë territorin.

Ndërsa deputeti Bledi Çuçi tha se vëmendja e qeverisë duhet të vazhdojë të jetë tek njerëzit dhe larg retorikave politike të ditës mes pozitës dhe opozitës.

 Kjo është një shprehje tjetër e qartë e asaj që themi shpesh që gjithë vëmendja duhet të jetë tek qytetarët, duke e lënë sa më larg retorikën politike boshe. Duhet të merremi pikërisht me problemet që shqetësojnë komunitetin dhe kjo ka qenë një nga pikat më problematike përsa i përket sidomos përmbytjeve.

Bledi Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën