Kreu i ARRSH në Report Tv: Të gjitha akset në vend janë të kalueshme pa zinxhirë

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, (ARRSH) Ergys Verdho ka deklaruar se të gjitha rrugët janë të kalueshme pa zinxhir. I ftuar në studion e Report Tv, Verdho ka bërë një panoramim të gjithë situatës së rrugëve në vend, ku bëri me dije se të gjitha akset janë të lira.

"Në veri nuk ka pasur shumë reshje. Më tepër ka pasur në Bajram Curr Valbonë. Në orën 05:00 kemi pasur borë në Dibër, ku dhe aty është çdo gjë në normalitet. Të gjitha akset janë të lira. Nuk ka asnjë aks kombëtar ku mund të përdoret zinxhir. Drejtoritë Rajonale kontrollojnë kontraktorët. Jemi prezentë në çdo vend që ka nevojë për ndërhyrje", tha Verdho. 

Duke u ndalur tek zonat malore, ku bora ka qenë më prezente, Verdho sqaroi se deri më tani , ndryshe nga vitet e kaluara, nuk ka pasur asnjë një rast të raportuar.

"Nuk ka pasur një rast të raportuar për izolim nga dëbora", tha Verdho.

Ditët e fundit vendi është pushtuar ne temperatura të ulëta, ku meteorologët kanë sqaruar se kjo situatë do të vijojë deri nga e mërkura.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë