Kreu i BSH, Meta: Nishani veproi 
sipas bindjes së tij Kushtetuese

Kreu i BSH, Meta: Nishani veproi <br />sipas bindjes së tij Kushtetuese
KORÇË - Për ditën e dytë rradhazi, Kreu i Parlamentit Ilir Meta shprehet mbi çështjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe dekretin e Presidentit Nishani për emrin e Genti Sejkos në krye të bankës qendrore. Meta ka ritheksuar se Nishani ka zbatuar kushtetutën dhe se me rëndësi mbetet vetëprezantimi i kandidatit Sejko. Por nga ana tjetër kryeparlamentari nuk ka një pozicion të qartë mbi debatin e prodhuar nga përfaqësues të lartë mazhorancës, se Presidenti nuk mund të propozojë për guvernator, një emër që nuk është së pari anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të institucionit më të lartë financiar në vend.

“Presidenti ka vepruar sipas bindjeve te tij në zbatueshmërinë e Kushtetutës, Parlamenti do respektoj kushtetuten dhe ligjet ne fuqi. Presidenti ka kompetenca që ia jep Kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij në zbatim të Kushtetutës, njëkohësisht edhe Parlamenti do të respektojë Kushtetutën edhe ligjet në fuqi. Natyrisht për të thënë fjalën e fundit, do duhet të vijojmë të gjitha procedurat parlamentare deri në seancën plenare. Edhe më parë e kam theksuar se moment tjetër i rëndësishëm do jetë prezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti. Absolutisht që besoj se ka një mirëkuptim mjaft pozitiv dhe të përgjegjshëm."- tha Meta.

Ditën e djeshme Ilir Meta takoi Kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryesisë, ku biseda është fokusuar mbi çështjen e guvernatorit si dhe asaj të marëveshjes pozitë opozitë për bojkotin e kësaj të fundit. Deri më tani mazhoranca nuk ka akoma një qëndrim të unifikuar dhe zyrtar për dekretin e Presidentit Nishani, pavarësisht disa zërave brenda PS-së si deputetët Erjon Brace dhe Ervin Bushati, të dy skeptikë për propozimin e Nishanit.

Debati për procedurën e propozimit të Guvernatorit të BSH
Pika e diskutueshme për drejtuesin e ri të BSH-së, është nëse ai duhet zgjedhur detyrimisht nga radhët e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH apo jo. Nishani në vendimin e tij i referohet Kushtetutës, e cila parashikon që Presidenti i Republikës propozon Guvernatorin e BSH.

Por zërat kundër kandidaturës së Nishanit, duke u bazuar në ligjin për Bankën e Shqipërisë kërkojnë që Guvernatori i BSH të zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të institucionit më të lartë financiar në vend.

Në Ligjin  për Bankën e Shqipërisë, thuhet se anëtarët propozohen vetëm nga Kuvendi, qeveria dhe vetë Bordi Mbikëqyrës.

Në këto kushte, sipas deputetit socialist Braçe, Komisioni i Ligjeve duhet të shikojë ligjshmërinë ose jo të propozimit që ka bërë kreu i shtetit Bujar Nishani. 

Braçe: Guvernatori, vullnet i Nishanit, Kuvendi drejt rrëzimit

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të