Propozimi i Gent Sejkos për Guvernator të Bankës së Shqipërisë është parë si një ngjarje shumë e rëndësishme nga ndërkombëtarët, të cilët kanë pasqyruar menjëherë si lajm.
Sipas Reuters, Sejko u përzgjodh nga kreu i shtetit shqiptar midis 42 emrave dhe u vlerësua nga presidenti Nishani për eksperiencën e gjatë menaxheriale dhe integritetin e lartë moral.

Po ashtu, Daily Mail shkruan se Sejko është zv.drejtor i përgjithshëm i një tjetër banke në Shqipëri duke theksuar se ai pritet të zëvendësojë Ardian Fullanin, guvernatorin e përfolur për shpërdorim detyre dhe vjedhjen e 713 mln lekëve të Bankës më të madhe në Shqipëri.

Edhe amerikanja “USA business daily’ I ka kushtuar një vend të veçantë propozimit të Nishanit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO