Kreu i FFK-së: Pas 2 ndeshjeve
tekniku Bunjaki ikën nga Kosova

Kreu i FFK-së: Pas 2 ndeshjeve<br />tekniku Bunjaki ikën nga Kosova
Kreu i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri pafolur para gazetarëve dhe ka theksuar se trajneri i Kombëtares Kosovare do të largohet pas dy ndeshjeve.
 
“Ka qenë grupi më i vështirë me katër skuadra që kanë luajtur në kampionatin evropian. Të gjithë e kemi ditur se do të jetë e vështirë në këtë grup, por si ne ashtu edhe trajneri Bunjaku nuk kemi qenë të kënaqur me rezultatet e arritura”, shprehet Vokrri.
 
“Kemi luajtur disa ndeshje por në fund nuk e kemi marrë rezultatin e merituar në fushë. Në dy ndeshjet e fundit e fundit kemi pasur paraqitje të mirë. Duhet përshëndetur lojën e lojtarëve dhe angazhimin e tyre”, vijoi kreu i FFK-së.
 
Sipas Vokrrit, Bunjaku ka ofruar dorëheqjen pas ndeshjes me Finlandën, por un dhe komisioni ekzekutiv i FFK-së nuk e kemi pranuar atë.
  
“Kemi rënë dakord që pas këtyre dy ndeshjeve, të ndërpresim bashkëpunimin por gjithmonë duke e lënë të hapur mundësin e bashkëpunimit në të ardhmen”, përfundoi Vokrri.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara