Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar një ditë pasi disa të rinj të FROPD-së, Durrës i zuri rrugës gjatë vizitës së tij në Durrës.

Lleshaj i drejtohet liderëve të opozitës duke thënë se ata që i bllokuan rrugën ishin tre fatkeqë nga Parta Demokratike dhe jo studentë.

"Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës", shkruan Lleshaj.

Gjatë vizitës së tij në Durrës, ministri Lleshaj u prit me protesta nga disa të rinj, bashkë me të cilët dhe kreu i FRPD-së në Durrës, Ndrec Pjetri.