Një grup të rinjsh të PD-së kanë pritur me protesta ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë vizitës së tij në Durrës, pranë universitetit të qytetit bregdetar, "Aleksandër Moisiu".

Një prej tyre i ka prerë rrugën ministrit, duke i thënë se ai e ka helmuar me gaz lotsjellës. Ai quhet Ndrec Pjetri, duke lënë të kuptuar se ka qenë në protestën e dhunshme të opozitës kur policia ka hedhur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën që çau kordonin me efektivë para Parlamentit. Ndrec Pjetri është ktyetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit. 

Pjesë nga përplasja e protestuesit me ministrin Lleshaj:

Pjetri: Po për cfarë ke ardhur.

Lleshaj: Çfarë do doje prej meje

Pjetri: Nuk të takon të vish në asnjë vend të Shqipërisë se ju jeni qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim një orë para që është duke ardhur ministri, a thua se është duke ardhur kryetari i shërbimit sekret

Lleshaj: Ju e caktoni ku hyj unë e ku nuk hyj unë

Pjetri: Nuk e caktojmë ne por duhet ta dini

Lleshaj: Kush jeni ju

Pjetri: Unë jam Ndrec Pjetri qytetar i këtij vendi që ti më ke helmuar mua me gaz

Protestuesit: Turp turp

Lleshaj: Mësoni të komunikoni

Pjetri: Po sot çfarë do bëni na thoni, do më arrestojnë shoqëruesit e tij

Lleshaj: Nuk kam ardhur për këtë punë