Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së do të mbahen më 7 shkurt. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së i mbledhur këtë të shtunë përcaktoi datën 7 shkurt si ditën e zhvillimit të punimeve të Asamblesë Zgjedhore ku do të zgjidhet Presidenti dhe organet e reja drejtuese të institucionit të futbollit në vend. Po ashtu është përcaktuar që Asambleja Zgjedhore do të mblidhet në hotel “Adriatik” në Durrës dhe jo në kryeqytet si ndodhi katër vite më parë.
/Shqiptarja.com
Ka datë zgjedhjesh por ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar. Vendimi i sotëm i Komitetit Ekzekutiv duket më shumë si një lëvizje e Presidentit aktual Duka që rivalët të mos kenë kohë të mjaftueshme për fushatë. Ai vetë zyrtarisht nuk ka konfirmuar rikandidimin por kjo duket thjesht një formalitet. Si rival është përfolur deputeti i PS Bashkim Fino por as ai zyrtarisht nuk e ka shpallur kandidaturën.
d.b/shqiptarja.com












