Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e zv.presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht presidentin Duka me votim unanim në postin e rëndësishëm të qeverisë së futbollit europian. Kujtojmë se UEFA ka pesë ndihmësa të kreut Aleksandër Ceferin dhe mes tyre do jetë edhe Duka.
Pas largimit të Luis Rubiales, ish-kreut të federatës spanjolle pas skandalit seksual në Kupën e Botës për femra, u krijua vendi i lirë për zv.presidentin e pestë. Me postin e mbetur bosh dhe pas votimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të mbajtur sot në Qipro, Armand Duka merr këtë pozicion të rëndësishëm.
Kujtojmë se Duka prej pesë mandatesh është në krye të futbollit shqiptar, teksa për mandatin e dytë 2-vjeçar mban një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Pas Zbigniew Boniek, Sándor Csányi, Fernando Gomes dhe Michele Uva, Armand Duka bëhet zv.presidenti i pestë i UEFA-s.

Armand Duka u zgjodh një nga pesë zëvendëspresidentët e UEFA-s. Këtë të martë në Qipro, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, kreu i FSHF-së siguroi mandatin deri në 2027. Tanimë edhe paga e tij do jetë më e madhe, teksa më herët ka qenë vetën pjesë e Komitetit Ekzekutiv. 250 mijë euro në vit është paga e zëvendëspresidentit të UEFA-s, që e përkthyer do të thotë afro 21 mijë euro në muaj.
-
Mos u habisni,mund t'a kishin vene dhe president.Katapultimi i nje figure si e Dukes eshte pasqyre e gjendjes se futbollit sot ne shkalle nderkombetare.Te kujton perandorine romake kur po perendonte dhe perandoret e fundit te saj.
Përgjigju -
UEFA esh e koruptuar koke e kemb.
Përgjigju -
Ishalla nuk vjedh më ketej me rrogen e re që ka
Përgjigju -
Ky plera mas ei del ndonje kanser ne gryk leket e shwiptrve qe ka nvren bastardi njerez pa vjak i kan ber cdo gjw monopoldhe biletat dhe te gnitha
Përgjigju -
Mendoj qe eshte lajm i mire. Dhe shyqyr qe se hoqi dot Lali eri, se imagjino shakohoxhen psh, do kish mundur qe te ngrinte FShF deri ne kte nivel?
Përgjigju -
Robit te mire ja bo zoti rrugen drite.Hiqeni tani,perpiquni si gjithmone.
Përgjigju









Komente
Komento