Kreu i ILDKPI-së, raporton Ganaj:Ka
shkelje të rënda, dosje të zhdukura

Kreu i ILDKPI-së, raporton Ganaj:Ka<br />shkelje të rënda, dosje të zhdukura
TIRANË - Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve kryeinspektori I ILDKPI-së Shkëlqim Ganaj, ka deklaruar se nga verifikimet janë konstatuar shkelje të rënda ligjore. Ganaj theksoi se janë mbi 12 mijë dosje të paverifikuara, madje ka edhe dosje të zhdukura nga arkivat.
 
Shkëlqim Ganaj Kreu I inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, ka raportuar në komisionin e ligjeve për punën e institucionit që drejton për muajt e fundit.
 
Ganaj deklaroi se gjatë verifikimit të dosjeve sidomos vitet e kaluara, janë konstatuar shkelje shumë të rënda, ku gjatë 2013 nuk ka patur qoftë dhe një verifikim.
 
Përveç se janë mbi 12 mijë dosje që nuk janë verifikuar, zoti Ganaj shtoi se janë edhe shumë dosje që rezultojnë të zhdukura nga arkiva e Inspektoratit të lartët të deklarimit të pasurisë.
 
Ndërsa për këtë vit Ganaj deklaroi se ka filluar procesi i verifikimit të dosjeve të gjyqtarëve dhe drejtuesve në tatime.
 
Kryetari i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj, tha se nga raporti që zoti Ganaj ka paraqitur në komision , duke qartë se ish-inspektorja e kaluar nuk ka punuar si duhet madje ka shkelur ligjin.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje