Kadastra, Lame kërkon uljen e taksës së banesës: Është 15%! Nëse ulet, heqim rivlerësimin e saj! 'Kapitulli' i legalizimeve pritet të mbyllet në dhjetor

Kreu i Kadastrës Artan Lame kërkon uljen e taksës së banesës që aktualisht është 15% si një mekanizëm për të evituar procesin e rivlerësimit të pasurive.

"S’duhet të hapet më rivlerësim pasurisë, 130 000 të tilla vjetë, por duhet ulur çmimi i taksës, që sot është 15%, në mos gabohem. Ulja e taksës do të bënte që qytetaraët të futen në sistem", tha Lame.

Qëndrimin e tij, Lame e bëri të ditur në Komisionin e Ligjeve, ku pohoi se procesi i legalizimeve është drejt fundit.

"Nga 24 000 legalizime 2021, në 20 000 këtë vit 2022. Kjo rënie, është lajm i mirë, kazani i legalizimeve po mbaron. Sipas llogarive, pjesa që ka hyrë në proces mbyllet për 2 vite", tha Lame.

Opozita akuzoi mazhorancën se legalizimet po i përdor për fushatat elektorale. Deputeti i PD, Saimir Koreshi tha se në qendër të Lushnjës janë 2 zona të palegalizuara ende.

"Ishte pilot Lushnja në 98’, sot i fundit në Shqipëri që si ka në sistem zonat kadastrale.  450 000 aplikime pa përgjigje nga viti 2015-2021. Shifrat më të frikshme përkojnë me zgjedhjet. Nuk e di pse, por në 2015 ka rritje, në 2016 ka ulje, rritje të frikshme 2017 dhe rritje po ashtu 2019…", tha Korreshi.

"Lushnja ka 60 zona kadastrale. Këto dy zonat e qytetit kanë nisur para 10-15 vitesh. Njëra 85/71 dhe tjetra 85/72, mbyllen në tetor 2023, tjetra në dhjetor 2023", tha Lame.

Diskutime pati edhe për vendimin e Qeverisë për gjobitjen e sipërmarrësve që shtojnë kate pa leje.

"Arrestohen këta apo u sekuestrohet ndërtimi?" - tha Dhurata Çupi.

"Nëse shtesa është mbi 10% e totalit të vëllimit të ndërtesës arrestohet ndërtuesi, nëse është poshtë 10% është gjoba, sekusetrimi", tha Artan Lame.

Përmes batutash deputeti socialist Pandeli Majko ngriti si shqetësim situatën e legalizimeve në Kukës.

“Për zotin Lame kam një respekt shumë të veçantë, dhe është dhe miku im, dhe si mik e dua fort, por si drejtor të Kadastrës është ajo shprehja që kush të do të rreh, dhe më vjen ta rrah faktikisht, kur shoh dhe vlerësoj nga komunikimet situatën e regjistrimit të pronësisë në qarkun Kukës", tha Pandeli Majko.

"Po ndjek metodën fshatshe, nga 100 zona, janë regjistruar 15. Dhe e kanë vetë në dorë. Na sillni firmat i kemi thënë dhe ky është rezultati", tha Artan Lame.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Majko kritika Lames: Çfarë do bëni me regjistrimin e pronësisë së tokës në Kukës zotëri? Batuta: Si mik e dua, si drejtor Kadastre më vjen ta rrah

1676376925_majkolame770x417.jpg

Në komisionin e Ligjeve, deputeti i PS, Pandeli Majko kishte kritika për kreun e Kadastrës, Artan Lame për qarkun e Kukësit. Majko u shpreh se në raportin e dorëzuar për këtë qark, flitet në përgjithësi ndaj duhet pasqyrim sa më i saktë.

Ndër të tjera, pati edhe një batutë për Lamen, për të cilin tha se e respekton dhe e do si mik, por si Drejtor Kadastre, i vjen “ta rrahë”.

“Për zotin Lame kam një respekt shumë të veçantë, dhe është dhe miku im, dhe si mik e dua fort, por si drejtor të Kadastrës është ajo shprehja që kush të do të rreh, dhe më vjen ta rrah faktikisht, kur shoh dhe vlerësoj nga komunikimet situatën e regjistrimit të pronësisë në qarkun Kukës.

Ju flisni në terma të përgjithshme, por në thelb unë e përkrah këtë dhe kam vlerësimin tim për punën e Kadastrës, por tjetër problem regjistrimi prone ka Tirana, tjetër Kukësi, tjetër Malësia e Madhe… Ne jemi të interesuar që analiza të jetë e ndarë edhe sipas kësaj cilësie. Pra unë jam i interesuar për Kukësin, dhe atje problemi bazë nuk është shtëpitë pa leje, por njohja e pronësisë së tokës. Ju akoma nuk i keni bërë letrat e regjistrimit, dhe nuk është regjistruar edhe pronësia komunitare, dhe ky është një problem”, u shpreh Majko.

“Unë e vlerësoj shumë, dhe miqësia jonë nuk vihet në diskutim në këtë drejti, se mund të ma marrësh dhe për ters, por në Kukës ju keni qenë në janar, nga bashkitë e para që morët dhe u krijua Kadastra, unë dua të di për Kukësin çfarë do bëni zotëri, se te ky raport nuk marr vesh asgjë. I kuptoj vështirësitë zoti Lame, por njerëzit duhan të dinë ka ndonjë matricë? Sa duhet të pres? Sepse pa asnjë gjë duket sikur do vdesin dynjaja dhe s’do marrin letrat e pronësisë, ndaj dua mirëkuptimin tuaj edhe pse më parë përmenda fjalën rrahje… për më tepër ju keni bërë operacion dhe nuk ua lejon doktori rrahjen”, përfundoi fjalën me humor Majko.

Ora 12:34
Korreshi: Rritje e frikshme e legalizimeve për zgjedhje, pse s'janë regjistruar dy zona kadastrale në Lushnje? Lame: Regjistrohen brenda dhjetorit 2023

1676373482_Screenshot2.jpg

Deputeti Saimir Korreshi shprehet te Komisioni i Ligjeve se është rritur numri i legalizimeve gjatë periudhës së zgjedhjeve ndërsa ngre pyetjen përse nuk janë në sistem 2 zona kadastrale në Lushnje.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i përgjigjet duke i thënë se regjistrohen brenda dhjetorit 2023.

"I hodha një sy indikatorëve. Unë s'jam mirë në ekonomi, por disa gjëra më ranë në sy. Mua më duket si ajo pjesa e një agjenti tatimor, zyra e hipotekës, sesa atë që çfarë përfaqëson ligji 20/20. Ato që janë kryesore janë me regjistrimin filletarë, a jeni në dijeni se Lushnja asnjë nga dy zonat kadastrale nuk janë në sistem? Ende s'ka hyrë në sistem, ishte pilotë Lushnja në 98’, sot i fundit në Shqipëri që si ka në sistem zonat kadastrale.  450 000 aplikime pa përgjigje nga viti 2015-2021. Shifrat më të frikshme përkojnë me zgjedhjet. Nuk e di pse, por 2015 ka rritje, në 2016 ka ulje, rritje të frikshme 2017 dhe rritje po ashtu 2019…", tha Korreshi.

"Lushnja s'ka 2 zona kadastrale. Kur thuhet që Lushnja ka 2 dhe s'është bërë asnjëra, duket sikur s'është bërë asgjë. Lushnja ka 60 zona kadastrale. Këto dy zonat e qytetit kanë nisur para 10-15 vitesh. Cilësia e punës e bëra nga kontraktorët ka qenë skandaloze.  Ky ka qenë problem i madh i mbartur. Njëra 85/71 dhe tjetra 85/72, mbyllen në tetor 2023, tjetra në dhjetor 2023", tha Lame.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë