Antonio Costa

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa në një telefonatë me presidentin iranian Masoud Pezeshkian i ka kërkuar Iranit ulje të menjëhershme të tensioneve dhe respektim të ligjit ndërkombëtar. 

Gjatë bisedës, Costa theksoi se situata në Lindjen e Mesme është “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.

Ai kërkoi mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, duke nënvizuar se sulmet që shkaktojnë viktima mes popullsisë janë të papranueshme.

Ai i bëri thirrje Teheranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje dhe të angazhohet në rrugë diplomatike, veçanërisht nën drejtimin e OKB-së, për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

“Duhet të ketë hapësirë për diplomaci. BE është gati të kontribuojë për uljen e tensioneve dhe një zgjidhje afatgjatë”, u shpreh Costa.


Lajmi kryesor:

Trump: Ata që nuk na ndihmojnë e ankohen për çmimet të shkojnë ta marrin naftën vetë në Hormuz! Teherani godet anijen cisternë në Dubai (VIDEO)