Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou u paraqit në SPAK: U thirra si person në dijeni

Edmond Ndou është paraqitur paraditen e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

Ndou është kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës, i zgjedhur në fillim të shkurtit të këtij viti, pasi zëvendësoi Marina Duhanin.

Ende nuk dihet pse Ndou është paraqitur në SPAK. Ai u zgjodh si kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës me 18 vota pro dhe 1 kundër.

Ndërkohë pas daljes nga SPAK, Edmond Ndou ka reaguar për publikun duke sqaruar se u paraqitj jo për një çështje që lidhet me, por si person në dijeni.

Duke marrë shkas nga publikimet e bëra në media mbi paraqitjen time gjatë ditës së sotme në mjediset e SPAK, më lejoni shkurtimisht të sqaroj opinionin publik se:
“Jam paraqitur në SPAK si person në dijeni mbi një çeshtje që është nën hetim, por që nuk ka asnjë lidhje të drejtëpërdrejtë me personin tim dhe as me detyrën që mbaj si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër. E ndjeva si detyrim që të bëj këtë sqarim të shkurtër, për të shmangur cdo keqinterpretim që mund të lind në rrethana të tilla”.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rozafa: 16/07/2024 11:54

    Kan ba kerdine kur ishin ne LSI bashk me Gon Çelen kan pastru lekt e Ilir Metes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë