Kreu i Kishës Katolike, arqipeshkvi Imzot Georg Frendo u ka kërkuar të rinjve që të mos largohen nga vendi.
 
Ai u shpreh me keqardhje për largimet e fundit, ndërsa u kërkoi që të vlerësojnë më shumë aspekte të traditës dhe kulturës.
 
“Më vjen shumë keq kur shoh shumë të rinj të cilët kanë vetëm një ëndërr, të shkojnë jashtë shtetit duke menduar se vendet perëndimore janë një parajsë” tha ai.
 
Në daljen e tij të parë pas emërimit nga Papa Françesku, Imzot Georg Frendo tha se do të qëndroj pranë shtresave që kanë më shumë nevojë.
 
Unë e di çfarë do të thotë jetim dhe i varfër. Unë kam qenë jetim dhe kam përjetuar varfërinë dhe kjo përvojë më ka ndihmuar që të ndihem më afër atyre që kanë nevojë” deklaroi kreu i Kishës Katolike. 


d.b/shqiptarja.com