Kreu i KLGJ: Në shtator do kemi vendimet e para të Gjykatës së Lartë

Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit, ku i është përgjigjur edhe pyetjes se "kur do të krijohet Gjykata e Larta". Llagami ka deklaruar se Gjykata e Lartë do të jetë në shtator gati, e ndërsa vuri theksin se gjyqësori në Shqipëri ndodhet në një situatë të vështirë, duke qenë se për shkak të Vettingut janë shkarkuar nga detyra shumë gjyqtarë dhe prokurorë.

"Kjo pyetje na ka shqetësuar që nga momenti i parë kur kemi shkuar në atë godinë. Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por edhe mungesa e gjyqtarëve në qytete, që është shkarkuar për shkak shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga vettingu.

Duhet t'i garantojmë që personat që do shkojnë në Gjykatën e Lartë do të jenë profesional që i kërkon kjo Reformë. Në sot jemi koshient që sistemi po vuan dhe është në një situatë të vështirë se një pjesë e gjyqtarëve po largohen, por nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar. Kemi hartuar dy projekt rregullore që kanë krijuar një standadr, kandidatët do t'i nënshtrohen një procedure transparente për figurën e tyre. Në shtator do të jemi gati që të kemi vendimet e para të kësaj Gjykate", tha Llagami.

Ndërkohë, para deputetëve ajo ka deklaruar gjithashtu se një nga motivet që ka sjellë probleme në sistemin e drejtësisë është edhe moskrijimi i KLGJ-së brenda afateve.

"Për statusin e gjyqtarëve u krijua pasiguri. KLGj vazhdon dhe sot hedhjen e shorteve për të plotësuar nevojat e gjykatave. Do hapim edhe thirrjen për magjistratët që duan të shkojnë në Gjykatën e Lartë", tha Llagami.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj