Kreu i KLP në Hagë/ Eksperti: KE do të kërkojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kreu i KLP në Hagë/ Eksperti: KE do të kërkojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi ishtë një nga folësit në një aktivitet të organizuar në selinë e House of Europë në Hagë,  “ Sfidat dhe perspektivat e sundimit të ligjit në Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", organizuar nga Instituti Asser në baskëpunim me Fondacionin Shqipëri-Holandë, Ambasadën e Shqipërisë dhe Komisionin Europian. Pjesë e panelit të folësëve të ftuar në këtë bashkëbisedim, ekperti i lartë i DG NEAR në Komisionin Europian, Marc Jorna nënvizoi faktin se nga Komisioni Europian nuk ka asnjë arsye për të mos kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Ky është konkluzioni i Komisionit pas analizës së progresit të regjistruar në zbatimin e reformave, me theks të veçantë mbi reformën në drejtësinë, përkatësisht kapitulli 24 dhe 23 që kanë të bëjnë me çështjet si  "Drejtësia, Liria, e Siguria",  dhe si fushat kryesore: lufta kundër krimit të organizuar, migracioni, azili, kufijtë e jashtëm dhe politika e vizave, lufta kundër terrorizmit dhe  bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale dhe civile. "Hapja e negociatave në tetor do të japë besim dhe shprëse këtyre vendeve duke i vënë në rrugën e duhur drejtë anëtarsimit në BE. Në Shqipëri ka progres të dukshëm në zbatimin e reformës në drejtësinë dhe krijimin e institucioneve të reja të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar"- tha Marc Jorna.

Jorna pranoi se afatet të parashikuara për implementimin e reformës në drejtësisë janë tejkaluar, por është i bindur se "rezultati është më i rëndësishëm sa të ndiqet respektimi rigoroz të afateve të caktuara". 
Në prezantimin e tij kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi theksoi se në Korrik 2016, politika shqipëtare ka miratuar me 140 reformën në drejtësinë.

"Nevoja për reformë ishte genuine sepse në vënd kishte ardhur koha për një redimensionim të sistemit të drejtësisë. Ekspertët më të mirë, vendas dhe ndërkombëtarë, kanë analizuar dobësitë dhe problemet të sistemit larg ndikimit politik. Kemi hartuar strategjinë e zbatimit të reformës në respekt të praktikave më të mirat, të ligjeve ndërkombëtare duke synuar pavarësinë dhe kredibilitetin e këtij sistemit të ri. Gjithë mekanismat janë të konsoliduara duke qënë të lidhura drejtpërdrejt me Kushtetutën, si garanci për të qënë përherë mbi vullnetit politik të momentit"-tha Ibrahimi para të pranishmëve.

Gjatë aktivitetit ku kanë marrë pjesë anëtarë të Parlamentit holandez, ambasadorë, aktivistë dhe gazetarë, z. Ibrahimi i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ngritjen e institucioneve të reja, afatin për funksionimin normal të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe shqetësimin nga zbrasja e sistemit si rezultat i vetingut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb