Kreu i KLP për Report Tv: Harta e re gjyqësore s’mund të jetë me një Apel! Reforma e bëri prokurorinë të pavarur dhe më të besueshme! Mungojnë 170 prokurorë në sistem

Kreu i KLP-së, Alfred Balla ka folur për hartën e re gjyqësore, ku tha se ajo është gati por duhet rishikuar pjesa që vendi të ketë vetëm një Apel. Në një intervistë për Report Tv , Balla tha se një Gjykatë Apeli është jashtë realitetit dhe se harta e re gjyqësore ka një afat implementimi 3-6 muaj.

“KLGJ dhe Ministri i Drejtësisë janë kryesore në përgatitjen  e hartës së re gjyqësore. Kjo hartë që po bëhet tani nuk do të thotë të jetë definitive. Ne jemi duke dhënë disa mendime për hartën, edhe ne kemi kundërshtitë tona për numrin e Apeleve se sa për numrin e prokurorive të shkallës së parë. Ne kemi një prokurori ku kemi vetëm 1 ose 2 prokurorë, si Përmeti Puka, që janë të vogla dhe një bashkim mund të përmirësojë  për një moment punën në këtë vakum dhe mungesë prokurorësh. Harta është në fazën finale , nevojat kryesore i ka evidentuar KLGJ. Do të lihet një afat 3-6 muaj për implementimin e kësaj harte. Ne do riorganizojmë prokuroritë”, tha Balla

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konkludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

Balla foli edhe për procesin e vetingut të prokurorëve, ku tha se në sistem janë mbi 170 vakanca, ndërsa synon që 22 prokurorë t’i shtohen sistemit këtë vit. Lidhur me kontrollin e prokurorëve, Balla tha se KPL është e hapur për të marrë denoncimet nga media, shoqëria civile dhe qytetarët ndaj atyre që shkelin ligjin.

“Në sistem ka 70 vakanca të përhershme dhe mbi 100 të përkohshme, prokurorë të pezulluar në pritje të vendimit të KPA. Sivjet pritet të fusim në sistem 22 prokurorë. Jemi në bisedime  të shtojmë nr. e ndihmesave ligjorë, që prokurori të ketë edhe ndihmës ligjor, një jurist me përvojë. Prokuroi kur kalon vetingu nuk do të thotë se imunizohet për të gjithë jetën por është ILD që monitoron punë  e tyre , çdo qytetar, shoqëria civile, media, të sjellin denoncimet, ankesat, që kanë pretendime mbi punën konkrete të prokurorëve në sistem”, tha kreu i KLP.

Balla foli edhe për reformën në drejtësi duke thënë se sot prokuroi është më i pavarur dhe SPAK ka godit njerëz që deri dje nuk bëhej fjalë të goditej nga drejtësia.

“Sot prokuroi është i pavarur dhe më të besueshëm, pritshmëritë janë që të kërkohet maksimumi dhe të ketë përmirësimin në cilësinë  e hetimit, prokurorët përtej vetingut ku i ka tkurrur pak, ka një progres në mënyrë se si goditen njerëzit që deri dje nuk bëhej fjalë të goditej nga drejtësia”, tha Balla.

 Në fund kreu i KLP-së tha se “Media është e mirëpritur në veprimtarinë e këshillit për aq sa nuk pengon zhvillimin normal të seancave. Ka vetëm një specifik që nuk lejohet që është për masat disiplinore të magjistratëve dhe anonimati i të dhënëve të personave të tretë”.

 

Intevista e plotë 

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 15/04/2022 10:54

    Sa lini mjekerr dhe beheni me te zgjuar dhe me te pavarur nga qeveria.Mbetet pavarsia e garantuar vetem nga Salia.Vecse...prokueorwt e gjyqtare Jane....po' ATA qe ishin:-te njollosur,te zene prej kokrrash apo te paafte,kete zgjidheni ju.Ndaj jeni klp,keshilli i larte i te paafteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë