Kreu i KMSH, Bruçaj ironi me Erdoganin: Jam 'gylenist' sepse kështu do...partia!

Kreu i KMSH, Bruçaj ironi me Erdoganin: Jam 'gylenist' sepse kështu do...partia!

Kreu KMSH, Skënder Bruçaj

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar ka folur për herë të parë në lidhje me akuzat se institucioni që ai drejton është nën ndikimin e Fetullah Gylen. I pyetur nëse Rexhep Erdogan do të jetë i pranishëm në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, Bruçaj la të nënkuptohet se përpjekjet për ndërtimin e saj datojnë shumë më parë.

“Xhamia po ndërtohet me ndihmën e popullit turk… Kërkesa për palën turke që ta financonte daton që në vitin 1993”. 

I pyetur në studion e “Real Story” për zërat kundër tij brenda radhëve të KMSH, Bruçaj tha se imamët janë liruar nga detyra në përputhje me statutin dhe rregullat. 

KMSH bën qarkullim imamësh në bazë të statutit që ka. Ne stafin e kemi të ndarë në disa kategori, imamë, myftinj, hoxhallarë. Sikurse edhe institucionet siç janë medresetë. Dhe unë vetë vij nga këto institucione. Por gjithmonë ka pasur paragjykime ndaj drejtuesve si në rastet ndaj Sabri Koçit, Sali Muçës”. 

Kreu i KMSH, Skënder Bruçaj

Marrëdhëniet mes shtetit turk dhe KMSH nuk janë të mira. Kjo pasi ai akuzohet si një person nën ndikimin e Fetullah Gylenit, armikut të Erdoganit. Por, Skënder Bruçaj ka befasuar teksa ka folur për herë të parë mbi këtë problem. 

Mbaj mend kur kam qenë në klasë të 7-8, pak para se të binte komunizmi, dhe mësuesi bëri një konkurs për poezinë. Unë dola i pari dhe mësuesi e vendosi poezinë time në krye të kalsës. Një nga drejtuesit e shkollës e grisi poezinë time sepse isha djali i kulakut. Dhe babai tha: Kështu do partia o bir! Sikur im atë të ishte gjallë dhe të më pyeste: Përse të quajnë gylenist? Unë do ti jepja të njëjtën përgjigje: Sepse kështu do partia…

Kreu i KMSH, Skënder Bruçaj

Ai u shpreh se nuk e pranon që kreu i një shteti tjetër të ndërhyjë në punët e brendshme të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Madje, kreu i KMSH u shpreh se nëse politikanët vendas e të huaj nuk do të jenë të pranishëm në inaugurimin e “Namazgjasë”, kjo nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Temali: 15/06/2018 06:46

    Me para ka egzistuar nje konge popullore me ritem.Laci bruci dhe urata sic jan bashku.Komiteti Mysliman nuk drejtohet nga burra te mencem e te zgjuar por nga cunak sic e kerkon feja islame.Bruco ndimen e shtetit turk e kosideron.Hypa ne minare te befsha kalin.

    Përgjigju
  • Andi: 15/06/2018 01:21

    Sa per kete pjesen e fundit o z. Brucaj, edhe ate mos e thuaj sepse xhamia u fillua sepse vendosi Erdogani ta financonte jo populli turk

    Përgjigju
    • Agim: 15/06/2018 07:33

      A e di qe financimi eshte bere 100% me parapagim nga Erdogani (apo populli turk sic ke qejf ta quash ti) e nderkohe te punimet firma qe ju i dhat tenderin, i ka nenkontraktuar duke mos ju dhene asnje qindarke por klering me apartamente qe i kishte stok prej vitesh ? Kjo eshte poshtersia juaj, qe mbyllni syte para ketij fakti (ose me sakte i shkelni syrin) dhe sigurisht qe pala turke duke qene ne dijeni te kesaj maskarade qe fillon e mbaron te KMSH qe ju drejtoni, sigurisht qe ai qe hedh leket eshte i pa kenaqur me qendrimin tuaj. Shkoni ju gazetar dhe investigoni qe te gjeni qe leket hidhen nga Erdogani “i keq”, por sipermarresi jep apartamente stoqe dhe jo pagesen e menjehereshme qe ka detyrim. Sigurisht me bekimin e “engjellit” qe drejton KMSH.

    • Mali: 15/06/2018 03:37

      Derisa zt. Bruçaj ka nji dokument ti zt Andi nuk mund ta paragjykosh. Ne rast sr Erdogani e ka "pershpejtu" kete ndertim pas 25 vitesh e ben thjesht per politike dhe jo per ndonji arsye tjetet. Mos humbni kohe Erdoganin. Ka ceshtje me te rendesishme ky vend per tu marre. Gezuar Bajramin te gjithe besimtareve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë