Ish-kreu i KMSH akuza të forta Fatmira Hajdarit: Grabiti pronën shekullore të komunitetit!

Ish-kreu i KMSH akuza të forta Fatmira Hajdarit: Grabiti pronën shekullore të komunitetit!

Ish kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtares, Fatmira Hajdari, e cila sot u përball me vettingun.

Sipas Bruçajt, Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Bruçaj thekson se gjyqtarja Hajdari edhe mund ta kaloje Vetingun e drejtësisë, por nuk mund t'i shpëtojë drejtësisë në botën e përtejme, pasi siç thotë ai do të përballet me drejtësinë absolute të Zotit.

Reagimi i Skënder Bruçajt

Gjatë detyrës time si kryetar i KMSH jam përballuar me një nga vendimet më të padrejta nga gjyqësori shqiptar.

Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Çeshtja tani është në gjykatë të lartë dhe jam i bindur që dikur drejtësia do vendoset.

Zonja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë Vetingun e drejtësisë në këtë botë, por jam i bindur se në botën e përtejme do të përballët me drejtesinë absolute të Zotit.

Një këshillë për të gjithë anëtarët e sistemit gjyqësor; Të kontribuosh që të vendoset drejtësia në vend konsiderohet si adhurim si një punë shumë fisnike para Zotit, por në të njëjten kohë, kur zgjedh të bësh padrejtësi me qëllim të keq, ta dini se keni bërë një nga veprimet më të urryera nga Zoti.
Dënimi në botën tjetër është i pashmangshëm.

O ju që besuat, vazhimisht të jeni dëshmues të drejtë pë hir te Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (pë të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse Allahu di më mirë për ta.Mos ndiqni pra emocionin e ti shmangeni drejtësisë! “Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, Zoti është i njohur hollësisht për çka punoni”. (Kur`ani, Nisa: 135)

Reagimi i ish-kreut të KMSH, Skënder Bruçaj në Facebook

Denoncimi i KMSH për gjyqtaren Fatmira Hajdari është bërë edhe në vitin 2015.

"Pas shtetëzimit nga sistemi ateisto-komunist, akoma edhe pse ka kaluar një çerek shekulli liri e besimit, si dhe pas një kalvari gjyqesh dhe ndjekjesh të të gjitha formave, individi Ali Pazari në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Xhaferi, duke përdorur format e mashtrimit dhe me ndihmën e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, me një vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me ligjin dhe provat, kanë grabitur pronën shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Institucioni ynë dënon fuqishëm këtë akt të paprecedent dhe ndërkohë ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhur ligjorë për ndjekjen e kësaj çështjeje në instancat më të larta të drejtësisë, duke e ankimuar këtë vendim. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës së Lartë, që të vendosë drejtësi sa më shpejt lidhur me këtë pronë të shenjtë vakëf", thuhet ndër të tjera në deklaratën e 2015.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/06/2020 22:15

    Kishat dhe xhamitë e rropen shqiptarin qe kur pushtuesit e tij i sollen fetë. Mos harroni sekuencen filmike tek filmi Skënderbeu kur nje feudal i madh Arbër ne momentin qe po vdiste kerkon priftin për ti thënë se pasuria e tij i takon Kryengritjes së Arbrit , dhe kur shkojne shqiptarët nje grup delegatesh në Venedik për të marë vendimin me shkrim, Republika e Venedikut lexon urdherin se pasuria e feudalit të madh arber i kalon Venedikut si pasoje e tradhetise së priftit qe tjeter gje premtoi dhe tjeter gje bëri . Prandaj mos besoni kisha dhe xhamija! Mbani larg femijet nga veshjet e pushtuesve dhe kur ata, femijet tuaj tu flasin për kisha e xhamija foluni për heronjtë e Arbrit. Dhe nqse perseri u pyesin për religjone, tregojuni atyre legjendën ilire të Rozafafit!

    Përgjigju
    • Daku: 16/06/2020 16:12

      Po ik e shok mos na trego perrallat komuniste te enverit. Aq patriot ishte enveri saqe aktori kryesor eshte rus

  • populli: 15/06/2020 17:38

    ketu smbeti njeri pa grabit.. Faljani se eshte nusja e heroit..

    Përgjigju
    • Taku: 15/06/2020 17:56

      E bindur për pisllëqet që ka bërë pretendon të vazhdojë të gjykojë krim mbi krim

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë