Kreu i KQZ apel partive 2 ditë para
zgjedhjeve: Sillni komisionerët

Kreu i KQZ apel partive 2 ditë para<br />zgjedhjeve: Sillni komisionerët
Ndonëse kanë mbetur dy ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, partitë politike ende vijojnë të vështirësojnë e madje të zvarrisin punën e komisionit qendror të zgjedhjeve.

Thirrja për subjeketet politike vjen nga kreu i KQZ-së,  Klement Zguri, cili tha gjatë një interviste për REPORT TV, se partitë politike janë në kapërcim të afateve ligjore për dorëzimin e propozimeve për komisionerët e niveleve të dyta e të treta, dhe po e bëjnë të vështirë administrimin e procesit.

“Në disa KZAZ mungon akoma vendimmarrja për të krijuar komisionet e qendrave të votimit, për arsyen e vetme se partitë politike, të cilat kanë të drejtën dhe detyrimin për të bërë propozimet përkatëse, nuk e kanë kryer detyrimin në shkelje flagrante të ligjit, duke na vënë në vështirësi edhe në si Komision Qendrorë i Zgjedhjeve, pasi për të administruar një proces zgjedhorë të ndershëm dhe brenda kërkesave të ligjit në mënyrë absolute, duhet që e gjithë administrat zgjedhore, dhe këtu  kam parasysh nivelet e komisioneve të dyta e të treta, por edhe grupet e numërimit duhet të jenë të trajnuar” Zguri.

Kreu i KQZ-së, thotë se kjo situatë e përsëritur në proceset zgjedhore, vjen për shkak të mungesës së besimit nga subjeketet politike tek komisionerët e tyre, të cilët rëndom ndodh që të shiten apo blihen nga partitë kundërshtare.

Zguri kërkon që fryma që është në KQZ të përcillet edhe në nivelet e dyta e të treta të komisioneve të amdinistrimit të zgjedhjeve.

“Në zgjedhjet pararendëse partitë politike gjithmonë tentojnë për ta shtyrë në kufijtë maksimal dërgimin e komisionerëve, nga ajo që unë kuptoj ka të bëje me mungesën e besimit që kanë tek njëri tjetri pasi druhen se forcat kundërshtare mund të blenë komisionerët përkatës” tha Zguri. 

Duke shfrytëzuar këtë intervistë për REPORT TV , kreu Zguri ka një apel për qytetarët shqiptarët, të cilët i ftoi që ta shohin këtë ditë si momentin e vendimmarrjes së tyre.

“Është data kur ata përmes votës së tyre të mund të realizojnë dëshirat e tyre duke reflektuar pritshmëritë që ata kanë në subjekte përkatëse. Duhet që pasivisht të marrin pjesë në zgjedhje dhe unë uroj shumë që ky proces të bëhet në mënyrë sa më të qetë dhe dinjitoze” u shpreh Zguri.

Më herët në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ tha se ndonëse vetëm dy ditë para zgjedhjeve , partitë politike nuk kanë bërë propozimet e tyre për komisionerë në 16 KZAZ. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë