Kreu i Kushtetueses, PD: S'japim
kandidat, mbështesim Nishanin

Kreu i Kushtetueses, PD: S'japim<br />kandidat, mbështesim Nishanin
TIRANË - Presidenti i Republikës Bujar Nishani nis konsultimet me krerët e Grupeve Parlamentare për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit që do të mbajë postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarit aktual të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja në muajin maj të vitit 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i po atij viti është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në këto kushte i ka mbaruar mandati.

Pikërisht shqetësimi për përfundimin e mandatit të kreut të Kushtetueses ka bërë që Presidenti Nishani të ftojë krerët e grupeve parlamentare në këshillim për emërimin.
I pari që u prit nga Nishani ishte kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi takimi nisi në orën 10:00 dhe zgjati 30 minuta. Pas takimit Ruçi nuk pati asnjë prononcim për median.

PALOKA: DO MBESHTESIM PROPOZIMIN E NISHANIT
Më pas takimi vijoi me kreun e grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka. Pas takimit Paloka deklaroi se do PD do të respektojë vendimin dhe propozimin e Presidentit sa i takon postit të kreut të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë nuk propozova emër. Do të respektojmë vendimin e Presidentit. Ne besojmë se Presidenti do të mbështetet në ato kritere që ka bërë gjithnjë. Nuk propozova emra do të respektojmë vendimin e presidentit.   Sigurisht që Presidenti  ka një propozim për kreun e Kushtetueses. Ne do tia lëmë të shprehet ai”- tha Paloka pas takimit që zgjati po rreth 30 minuta.

Dedja, referuar Kushtetutës e ka të drejtën e rikandidimit, ndërkohë që mandatin në krye të këtij institucioni e ka marrë me votat e të djathtës në mazhorancë.

Pak ditë më parë shqiptarja.com publikoi emrat e kandidatëve të mundshëm. Mësohet se krahas kandidaturës së tij për të drejtuar dhe një mandat tjetër Kushtetuesen është dhe kandidatura e anëtares së kësaj gjykate Vitore Tusha, e anoncuar më parë dhe si një kandidaturë që mund të pranohej nga opozita e atëhershme si presidente konsensuale, por që nuk u propozua, por dhe anëtari tjetër Sokol Berberi pa përjashtuar mundësinë e rikthimit të ish-kreut të Kushtetueses Vladimir Kristo, në krye të institucionit, ndërkohë që para Dedjes kishte refuzuar të pranonte një mandat të dytë.

Më pas Nishani ka zhvilluar takime dhe me kerun e grupit LSI-së, Petrit Vasili, kryetarin e grupit Parlamentar te PDIU, Shpetim Idrizi dhe kryetarin e Grupit Parlamentar te PR,    Fatmir Mediu.
 
AXHENDA E TAKIMEVE
-Ora 10:00      Kryetarin e Grupit Parlamentar te PS,    Gramoz Ruçi
-Ora 10:45      Kryetarin e Grupit Parlamentar te PD,    Edi Paloka
-Ora 12:30      Kryetarin e Grupit Parlamentar te LSI,    Petrit Vasili
-Ora 13:30      Kryetarin e Grupit Parlamentar te PDIU, Shpetim Idrizi
-Ora 14:30      Kryetarin e Grupit Parlamentar te PR,    Fatmir Mediu
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

15 gola në Kategorinë e Parë, kush është sulmuesi që nxit garën mes Skënderbeut dhe Partizanit

15 gola në Kategorinë e Parë, kush është sulmuesi që nxit garën mes Skënderbeut dhe Partizanit