Kreu i Kuvendit dhe Presidenti në detyrë i Kosovës Konjufca: Qeveria Kurti do të padisë Serbinë për gjenocid, më pas fillojmë dialogun
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe presidenti në detyrë Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti në detyrë Glauk Konjufca tha se fillimisht qeveria Kurti do të padisë Serbinë për gjenocidin dhe më pas do të nis dialogun.
“Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha Konjufca.
Edhe kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se prioritet në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi sipas tij Kosova nuk mund të ketë paqe, drejtësi dhe progres, nëse nuk trajton këto krime makabre.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona kanë qenë të zhdukur.
Zgjidhja e fatit të personave të pagjetur është një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Uashington nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
Lajm i mire!Para shume kohesh ,kur filluan aktakuzat per krime lufte, kunder disa prej liderve te UCK dhe disa shqiptare u shprehen te indinjuar se i quanin keto aktakuza te padrejta,po te krahasoheshin me krimet e Serbise,une komentova, te permbledhur,te /Shqiptarja/pak a shume se// perpara se te hedhim ne gjyq Serbine,duhet te pastrojme shtepine tone.//Ja pra, tani po del per c'ka parakomentova.Tani qe liderit e UCK jane ne Hage,kemi plot te drejte, qe te kerkojme, qe Serbia te pergjigjet penalisht per krimet e saj,dhe ajo nuk mund te thote, se shqiptaret i kursyen e i ruajten lideret e tyre nga akuzat per krime lufte,tani <<topi>> eshte ne fushen e Serbise dhe kemi per te patur perkrahjen evropiane dhe ate amerikane,sepse e beme detyren qe na u kerkua.
Përgjigju