Kreu i Nismës, Limaj: Haradinaj
do të jetë kryeministë

Kreu i Nismës, Limaj: Haradinaj<br />do të jetë kryeministë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë dhënë në emisionin "Intervista me Blerimin" në RTK tha se ka shumë hapësirë dhe mundësi që vendi të piqet politikisht.
 
Limaj u shpreh se vendi do ta ketë qeverinë, por dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi.
 
Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejtë t’i krijojë  institucionet.
 
"Na duhet ende që të bashkëbisedojmë me njerëz dhe të krijohen institucionet dhe se në këtë fazë duhet të kemi kujdesin që deklarimet dhe mesazhet nuk duhet të kalojnë në manipulime”, u shpreh kreu i Nismës.
 
"Bllokues politikë, janë të gjitha partitë politike e, në veçanti, ata që kanë fituar më së shumti", tha Limaj.
 
"Tri partitë kryesore, që janë në koalicion, kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet e në këtë vazhdë edhe konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale", deklaroi Limaj.
 
Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK-së të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.
 
Skena politike asnjëherë nuk do të jetë sikurse ka qenë para zgjedhjeve të 11 qershorit, tha ai.
  
Gjithashtu Limaj tha se rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli ka votuar më shumë partitë që kanë qenë në opozitë, ndonëse PAN ka dalë si koalicioni i parë .
 
Ai tha se i qëndron kontratës së arritur para zgjedhjeve me 11 qershor, derisa nuk ka dilema se qeveria do të krijohet në krye të secilës do të jetë Ramush Haradinaj. /RTK
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së