Kreu i OBSH: Duhen edhe 16 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë! Shtetet e varfra kanë nevojë për mbështetje

Kreu i OBSH: Duhen edhe 16 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë! Shtetet e varfra kanë nevojë për mbështetje

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se edhe 16 miliardë dollarë duhen për të mbështetur shtetet me të ardhura të ulëta për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Sipas saj, ky buxhet është i nevojshëm për të furnizuar shtetet me vaksina, teste dhe ilaçe, përmes një programi të lansuar nga Kombet e Bashkuara.

“Shkenca na ka dhënë mjetet për të luftuar COVID-19, nëse ato ndahen në botë në shenjë solidariteti, ne mund t’i japim fund koronavirusit si emergjencë globale këtë vit”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas kalkulimeve të OKB-së, 92 për qind e kontributeve të kërkuara, duhet të sigurohen nga Bashkimi Europian dhe 20 shtetet më të industrializuara në botë (G20).

Gordon Brown, ambasador i OBSH-së për financim në shëndetin publik, ka kritikuar pabarazinë e madhe në shpërndarjen e vaksinave dhe qasjen në teste dhe ilaçe.

Ai ka theksuar se në vendet e varfra ka shkallë të ulët të vaksinimit, ndërkohë që në shtetet e pasura ka vaksina që pritet t’iu skadojë afati.

OBSH ka vënë synim që 70 për qind e popullsisë botërore të vaksinohet kundër koronavirusit në mesin e këtij viti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë