Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Tedros publikoi një foto nga momenti i vaksinimit, duke shkruar se sot ishte radha e tij për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
Ai theksoi se është vaksina po shpëton jetë dhe se është shumë e rëndësishme që ato të shpërndahen në të gjithë botën, edhe në vende që ende nuk ka mbërritur asnjë dozë.
Përmes postimit ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë mundësi për të bërë vaksinën të mos hezitojnë.
Kjo nuk është hera e parë që kreu i OBSH-së ka ngritur alarmin lidhur me shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.
Ai shpesh i ka kërkuar vendeve më të pasura të dhurojnë vaksinat e tyre për vendet me të ardhura më të ulëta në mënyrë që të arrihet imunizimi i tufës.
Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19.
Ça vaksine ka bo ky bythq!r e lapanjos. Kto plena bon lomsh miletin. Shifni i her mos ka nai vitamin nê ven vaksines ky me qê e mbaka sekret
PërgjigjuÇfar vaksine ka marre ky zoteria???
Përgjigju