Kreu i OBSH: Të mos ushqehemi me iluzionin se pandemia ka marrë fund

Kreu i OBSH: Të mos ushqehemi me iluzionin se pandemia ka marrë fund

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se "asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund" dhe se "Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet"

Nga selia e agjencisë në Gjenevë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të jenë serioze në lidhje me masat që po marrin për të ndalur përhapjen e virusit dhe shpëtimin e jetëve nëse mendojnë të rihapin ekonomitë dhe aktivitetet e përditshme përballë COVID- 19 dhe theksoi se "katër masa thelbësore" që duhet të kenë parasysh të gjitha vendet, qytetet dhe individët për të vënë nën kontroll Covid janë ‘parandalimi i grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimi i një programi rigoroz testimi, gjurmimi i kontakteve dhe izolimi’.

Ai tha gjithashtu se vendet duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur kategoritë e njerëzve që janë më të rrezikuar nga virusi, përfshirë të moshuarit, njerëzitit me probleme ekzistuese shëndetësore si dhe punonjësit e shërbimeve jetike, të cilët siç tha ai, do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve dhe lehtësimin e barrës në sistemet shëndetësore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet