Kreu i Parlamentit italian nis sot vizitën 3-ditore në Tiranë! Fico, takime me Nikollën, Ramën, Metën dhe Veliajn

Kreu i Parlamentit italian nis sot vizitën 3-ditore në Tiranë! Fico, takime me Nikollën, Ramën, Metën dhe Veliajn

Roberto Fico

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Roberto Fico, do të nisë sot në Tiranë një vizitë vizitë zyrtare 3-ditore në Tiranë.

Ditën e sotme Kryetari Fico do të jetë në Tiranë – Kryeqyteti evropian i Rinisë 2022 – ku do të takohet me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj e do të marrë pjesë në përurimin e Sallës Operative të Mbrojtjes Civile shqiptare, e financuar nga Kooperacioni italian si kontribut për rindërtimin pas tërmetit që goditi Shqipërinë në nëntorin e vitit 2019.

Ditën e martë, datë 12, është parashikuar një takim institucional me Kryetaren e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla me të cilën do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi parlamentar.

Në vijim kryetari Fico do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta dhe në orën 15, një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Fico do të largohet nga kryeqyteti më 13 prill.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt

U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt