Kryetari i parlamentit izraelit, Amir Ohana, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Izraelin, duke mos zgjedhur komoditetin e të qenit neutral në linjën diplomatike të Tiranës zyrtare.
Duke nisur dhe mbyllur fjalën e tij në gjuhën shqipe, drejtuesi i Knesset falenderoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të popullit hebre.
“Mirësevini në Knesset! Zoti Kryeministër, në një botë shpesh të verbuar nga hipokrizia, zëri juaj i guximshëm ka qenë një fanar qartësie. Kur shumë vende kanë hezituar, me një qëndrim të palëkundur, ju nuk i hodhët sytë te zona gri e diplomacisë. Knesseti, që përfaqëson popullin e Izraelit, vlerëson mbështetjen tuaj të palëkundur për të drejtën e Izraelit dhe qartësinë tuaj morale për të thirrur të keqen. Duke mbështetur Izraelin, nuk po mbështesni vetëm një komb, por po mbani lart vlerat e civilizimit dhe qytetarisë. Faleminderit për besën tuaj”,- tha Ohana.
Lajmi kryesor:
Rama në Knesset: S'i dorëzuam hebrenjtë, s’ka paqe pa çarmatosjen e xhelatit Hamas! Netanyahu e Lapid: Faleminderit për Besën












