Kreu i parlamentit Ruçi pret drejtorin e përgjithshëm të EBU: Shqipëria para portave të BE

Kreu i parlamentit Ruçi pret drejtorin e përgjithshëm të EBU: Shqipëria para portave të BE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me Noel Curran dhe Thoma Gëllci

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Noel Curran, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkimit të Transmetuesve Europianë, i shoqëruar nga Thoma Gëllci, Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. 

Media, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Ruçi, ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimet demokratike në Shqipëri, të cilin ai e vlerësoi si një tranzicion të gjatë, të vështirë dhe të kushtueshëm, thuhet në njoftimin e parlamentit.

Media ka qenë një opozitë e fuqishme e pushtetit, sidomos ndaj prirjeve autoritariste në fillimet e demokracisë dhe sëmundjeve të tjera foshnjore të demokracisë në Shqipëri. Tashmë, pas rreth tri dekadash pluralizëm, Shqipëria ndodhet para portave të Bashkimit Evropian.

Respekti për lirinë e shprehjes dhe mediave mbetet një tregues kyç i gatishmërisë dhe pjekurisë demokratike si vend kandidat për në BE. Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë për një zbatim të drejtë të lirisë së medias, duke e konsideruar këtë liri themelin e një shoqërie demokratike dhe gur kilometrik në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Krahas sfidave të tjera që vijnë prej zhvillimeve të shpejta dhe teknologjive të avancuara të informacionit, edhe Shqipëria po përjeton të ashtuqajturin demokratizim të medias, vuri në dukje Ruçi.

Ky proces po përballet me sfida për shoqërinë, por edhe për vetë median. Duke përballuar këto sfida, media bëhet më e dobishme për shoqërinë dhe më e besueshme për qytetarët. Ndërsa shoqëria bëhet më demokratike, më e ndjeshme, më e drejtë dhe më reaguese ndaj padrejtësive e pabarazive.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Në emër të Bashkimit të Transmetuesve Europianë, aleanca që bashkon mediat publike, në përbërje të së cilës janë 73 anëtarë në Europë dhe 33 të asociuar në kontinente të tjera, të cilët menaxhojnë rreth 2000 stacione televiozive, radiofonike apo shërbime mediatike online nga 56 vende, Curran falenderoi Kryetarin e Kuvendit Ruçi për mbështetjen institucionale dhe personale që i jep zhvillimit dhe lirisë së medias në Shqipëri.

Curran e përgëzoi Ruçi edhe për ambicjet e fuqishme dhe këmbënguljen e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Thoma Gëllçi falenderoi gjithashtu Kryetarin e Kuvendit për mbështetjen që i jep Radio Televizionit Shqiptar dhe paraqiti disa kërkesa për fuqizimin e këtij transmetuesi publik. Zhvillimi i medias dhe rritja e rolit të saj informues, edukues dhe argëtues, nënvizuan të tre bashkëbiseduesit, duhet të bëhet duke respektuar lirinë e mediave private si edhe duke fuqizuar transmetuesit publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë