Gjatë intervistës së tij, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha konfirmoi faktin e ftesës që i kanë bërë Frymës së Re Demokratike për tu bashkuar në koalicionin parazgjedhor. “Është e qartë se PD ka bërë çdo përpjekje për votën e qendrës së djathtë. Ajo u ftua për të garuar në zgjedhjet e 2013, por zgjodhi të garonte e vetme. PD mbetet e hapur për bashkëpunim me çdo forcë polikitke të qendrës së djathtë, që nuk faktohen nga emrat, ngjyrat”, u shpreh dje kryetari i PD. Ndërkohë lidhur me rrjedhjen e votave që pësoi grupi parlamentar i PD për votimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ai u shpreh se votimi ishte i fshehtë dhe nuk mund të paragjykohet askush. “Votimi ishte i fshehtë mos më kërkoni të bëj parashikuesin. Edhe Edmond Spaho u zgjodh me shumicë votash edhe nga Partia Socialiste”, u shpreh kreu i PD njëherësh dhe kreu i bashkisë së Tiranës.  Gjatë intervistës ai foli edhe për procesin e zgjedhjes se kryetarit të grupit parlamentar të PD, ku tha se “Palokën e propozoi kryetari i PD dhe zgjedhja mbështet në realitetin pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Vendimarrja ka qenë për të komanduar drejtuesit”, tha ai.
 
Basha përgënjeshtron: Nuka kundër meje në grup
 
Kërcënimet e Ramës sikletosën dhe Metën 
“Do jemi edhe opozitë propozuese”
 
Në një intervistë në “Opinion”, kreu i PD, sqaron debatet brenda grupit të djathtë parlamentar pranon humbjen e 23 qershorit si dhe premton një opozitë të fortë dhe premtuese në Parlament.
 
Me përjashtim të Ramës kush kërcënoi tjetër në seancën parlamentare?
Nuk është e pakët që një kryeministër të nis të deburojë që javën e parë me kërcënime.
Ishte shaka..
Ju e besoni? Është shumë e lehtë të thuash gafë politike. Ka një javë të tërë që nis me mohimin e kohës së opozitës. vazhdon me shprehje “1 milion shuplka. Kulmoi me kërcënimin që bëri fare pa vend jashtë çdo kontektsi emocionl dhe që vuri në siklet ehe kryetarin e Parlamentit.  PD është kockë e fortë se kanë trembur burra më të hershëm se Rama.
Për herë të parë ka pasur një debat për krerët e komisioneve?
Ka qenë liria ajo që ka mbrojtur PD dhe e ka karakterizuar në çdo hap të saj. Për momentin të cilin i referoheni, ka qenë një diskutim fare i hapur mes kolegësh të PD-së. Të tillë ka pasur këtë javë dhe do të ketë vazhdimisht dhe s’do të bëjnë surprizë.
Cila ka qenë filozofia?
Së pari ka qenë ndarja e drejtuesve të këtyre komisioneve ku është marrë parasysh përvoja në  parlamentin e kaluar, dhe në ekzekutiv.
Mendoni se përvojë kanë vetëm ministrat?
Sigurisht edhe të rinjtë bazuar në profilet e tyre. Mbi një diskutim të gjerë është bërë dhe ndarja e tyre.
A e kuptoni se keni humbur?
Sigurisht që po. Ne kemi pranuar që në 23 qershor fitoi një platformë tjetër e cila përbëhej nga një sërë premtimesh të cilat ne i cilësojmë jorealiste, utopiste të rrezikshme dhe me një karakter populist .Por qytetarë votuan këtë platformë për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Një paketë që ne nuk e bënim, sepse i konsiderojmë të rrezikshme, por do të jetë objekt i një analize të zgjedhjeve lokale partiake. PD ka nisur që dje punë për të reflektuar mbi rezultatin.
Si do jetë opozita juaj?
Do jetë opozitë e fortë, jo bllokuese, konstruktive.
Siç u larguat që në seancën e parë?
Mos i ngatërroni. Kur flas për bllokimin e kam fjalën për statusin, i cili u bllokua nga Rama.
Do votoni ju ligjet që janë kusht për integrimin?
Do votojmë pa asnjë kusht për standardet që shkojnë në të mirë të integrimit. Do jemi opozitë propozuese. Për çdo kusht do ketë alternativën e vet. Një opozitë e fortë, ballore, por në të njëjtën kohë propozuese, konstruktive.
Në vitin 2005, kur PS humbi zgjedhjet Rama kërkoi falje. Ju vini në PD pas një humbje edhe më të thellë të kësaj force,  a do i kërkoni falje për qeverisjen?
PD mban dhe do të mbajë përgjegjësi të plota për arsyet që e çuan  në humbje në zgjedhjet. Por PD solli dhe ndryshime të pakrahasueshme.
Si e shpjegoni humbjen?
Qeveri te suksesshme janë përballur në kohë jo të përshtatshme me elektoratin, siç janë qeveritë që humbën se u përballën me krizën ekonomike.
Si i keni marrëdhëniet me Ilir Metë?
E kam uruar për detyrën e kryetarit të Kuvendit, më ka uruar për detyrën e kryetarit.
A është ironike ajo që ju jeni tallur me Ramën se nuk duhet të drejtonte partinë se ishte kryetar bashkie dhe tani jeni ju?
Është e pasaktë.
Largimi nga salla, ishte strategji apo zgjidhje?
Kishte dy mënyra. E para të bllokohej. Ne nuk zgjodhëm këtë, por një akt të civilizuar të refuzonim gjuhën e urrejtjes. Opozita mund të bënte bllokimin e seancës.
E mbështetët?
Absolutisht.
A do të përsëritet?
Nëse qeveria bën rolin e saj edhe opozita do të bëjë një rol normal, por nëse mazhoranca vazhdon me kursin e nisur  dhe duke provokuar me gjuhë dhe urrejtje jo vetëm opozitën, por shqiptarët anembanë,opozita nuk ka alternativë tjetër, por t’i qëndrojë fort standardit demokratik.
Ju nuk do të kandidoni në 2015?
S`do më ftoni më deri në 2015? Le t’ia lëmë kohës.
Cili do të jetë roli i Sali Berishës? Sa autonom do të jeni qoftë ehe nën hijen e tij?
Është patjetër një nder për mua për mbështetjen e madhe që kam marrë nga anëtarësia e PD-së. Së dyti është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Një përgjegjësi historike që të drejtoj një forcë historike. Është po ashtu ehe një besim i imi për ta udhëhequr këtë forcë drejt horizonteve të reja. Kjo është përgjigjja për rolin tim. Kjo parti ka fatin të ketë aktiv kryetarin e saj historik, sikundër ka të tjerë themelues. Respekti për ta, sikundër respektim për çdo militant nga më i vjetri te më i riu. Filozofia ime është ngjallja e besimit për të marrë përgjegjësi.
Çfarë raporti ke me z.Berisha?
Shumë të mira. Sa i përket rolit , nuk besoj se e vë njeri në dyshim se Berisha po të donte fitonte në mënyrë të bindshme. Është zgjedhje që ka bërë vetë Berisha.
Është vendim i përkohshëm apo i përhershëm?
Berisha ka dhënë përgjigjen e tij. Duke vijuar që të jetë lideri historik, duke vazhduar të japë kontributin e tij, përvojën e tij që është një aset i çmuar. Në përputhje me vendimin që mori, tregoi se nuk i përket sërës së lidërve që thotë pas meje kiameti u bëftë, por pas meje, një fillim i ri. Edhe unë kam ambicien time,por unë nuk mund të kaloj jetëgjatësinë politike të Berishës. Berisha edhe sot po të dojë është në gjendje të garojë dhe të fitojë çfarë pozicioni të dojë.
A ishit ju realisht i përzgjedhuri i Berishës?
Absolutisht jo. Gara ndodhi sipas disa rregullave të bëra publike. Njëra nga këto ishte mospërfshirja e drejtuesve të lartë të PD-së në këtë garë dhe z.Berisha i përket atyre drejtuesve që nuk u përfshinë në këtë garë në asnjë mënyrë të vetme.
Jua kërkoi Berisha apo kandiduat vetë?
Sigurisht vetë.
Cila është biseda me Berishës para se të kandidonit?
Bisedë shumë normale, miqësore.
A ju premtoi mbështetje?
Sigurisht që jo.
A ka një çarje në PD pas zgjedhjeve?
Në garë secili ka ambiciet e veta. Fakti që ka pasur infrastrukturë për kandidatët, s’ka pse të ketë çarje.
Cila do të jetë e ardhmja e kontestuesve Olldashi, Patozi, Doda?
S’ka as konkurrentë, as kontestues të mi. Ka demokratë, por që mund të kenë mendime të ndryshme.
A do ishit gati për një aleancë me Ilir Metën nëse krijohen rrethanat?
Koalicioni me LSI-në ndodhi në rrethana të veçanta dhe i shërbeu një axhende të PD-së në funksion të qytetarëve për procesin e liberalizimit. S’mund të merret hipotetikisht një vendim i tillë dhe të transferohet në kohë.
Kur do të jetë analiza?  
Procesi i analizës do të nisë javën e ardhshme. Do të jetë një proces që analizon shkaqet objektive të konuslit 8 vjeçar që shkuan në shkaqëet e 23 qershorit. Procesi i zgjedhjeve do të jetë transparent. Nuk do jetë proces larje hesapesh, por proces refleksioni për çfarë nuk shkoi mirë.
Heqja e fotos së Nishanit?
Pa dyshim që do ta çojmë në gjykatë. Ka një shkelje flagrante. Duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, i cili tha se nuk e ka por do ta vendosë.
 
Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)