GREQI - Autoritetet greke ndalojnë liderin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi të kalojë në territorin e shtetit Helen. Ngjarja ka ndodhur ndërsa Menduh Thaçi kthehej nga Turqia, ku mori pjesë në Kongresin e Partisë së kryeministrit turk, Rexhep Tajjip Erdogan. Ky incident ka detyruar liderin e PDSH-së që t’i drejtohet me një letër kryeministrit grek Samaras.
“Mbase mund të kem mirëkuptim për frustracionet dhe vështirësitë që kalon qeveria dhe shteti Juaj në këtë krizë që ju ka kapluar, megjithatë incidente të tilla nuk kontribuojnë në imazhin e shtetit Tuaj”, - është shprehur Thaçi në letër.
“Përderisa ne si komb ecim të sigurt drejt familjes së madhe evropiane, duke i kultivuar vlerat pozitive të saj, qeveria dhe kombi Juaj fatkeqësisht shkojnë në kah të kundërt duke u bërë një shembull i keq jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë civilizues dhe demokratik. Në fund, z. Kryeministër pa asnjë respekt për Ju dhe qeverinë Tuaj fatkeqësisht jo vetëm për mua por për të gjithë shqiptarët Greqia do të vazhdojë të ngelë në memorien tonë si një shtet që vazhdon të mbajë armiqësi jo vetëm me kombin tim por edhe me kombet e tjera në rajon e më gjerë”, -thuhet në fund të letrës.
Në një bisedë telefonike për televizionin A1 Report, Thaçi u shpreh i indinjuar në lidhje me përgjigjen e ambasadës greke në Shkup, duke e cilësuar atë si cinike. Ai tha se “të gjithë e dimë se s’i trajtohen shqiptarët në Greqi”.
Deri tani reagimi i vetëm për këtë incident ka ardhur nga ambasada greke ne Shkup, ku theksohet: “Z. Thaci duhet të kuptoje se në Greqi para ligjit janë të gjithë të barabartë. Lidhur me pohimet tjera, përgjigjen ai mund ta gjej tek qindra mijëra shqiptarë, të cilët punojnë dhe prosperojnë në Greqi”.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com