TIRANE- Kreu i policisë bashkiake të Tiranë Florenc Hoxha nuk është paraqitur në gjykatë, në seancën e parë gjyqësore në ngarkim të tij. Gjyqtari i cështjes Petrit Como, u ka komunikuar dy ish- punonjëseve të Tatim-Taksave në Bashki shtyrjen e gjyqit, për shkak se Hoxha nuk paraqitet dhe ka njoftuar përmes një shkrese se nuk ka ende një avokat që të bëjë mbrojtjen e tij. Ish-punonjësja e tatim-taksave në bashki, Anila Cobani e cila ka paditur kreun e policisë bashkie se ka ushtruar dhunë ndaj saj deklaroi se kërkon drejtësi dhe se nuk do të heqë dorë nga kjo kërkesë.
“Nëse kreu i një institucioni ushtron dhunë ndaj një nëpunëseje, cafrë mund të presë cdo qytetar i këtij vendi. Do t’i drejtohem edhe Gjykatës së Strasburgut nëse do të jetë e nevojshme”-theksoi Anila Cobani.
Dy ish-punonjëset e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, A.Çobani dhe E.Duro pretendojnë se më 9 Shtator 2011 kishin shkuar pranë zyrave ku kishin punuar prej vitesh, duke kërkuar arsyen e shkarkimit nga detyra. Dy ish-punonjëset për shkak se nuk pranuan të largoheshin nga ambientet e brendshme të Bashkisë, debatuan ashpër me kreun e Policisë Bashkiake, i cili përveç se adresoj drejt dy femrave fjalë fyese i largoi me dhunë nga ambientet e këtyre zyrave, duke i shkaktuar edhe dëmtime fizike në trup.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com