Kreu i Politikës së Jashtme në PD, sfidon Bashën e Palokën: Nëse më del një njeri me precedent penal si Rezeart Tusha në listën e Dibrës, unë tërhiqem nga gara
Kyetari i Departamentit Politikës së Jashtme në ne PD Kreshnik Çollaku
Në listat e kandidatëve të PD për deputetë më 25 prill, shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. Një prej tyre është Rezeart Tusha i dëbuar nga Zvicra për trafik droge dhe kandidimi i tij për deputet në qarkun e Durrësit, ka trazuar jo vetëm politikën por dhe vetë PD.
Kyetari i Departamentit Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, njëherësh dhe kandidat në vend të sigurtë për këtë parti në qarkun e Dibrës Kreshnik Çollaku ka sfiduar Lulzim Bashën dhe kryesuesin e listës së PD në Durrës Edi Palokën.
Çollaku ka thënë prerazi se nëse do ishte emri i Tushës në qarkun e Dibrës, ai do të tërhiqej nga gara.
“Në rast se në listën ku unë kandidoj, del një njeri me të tilla probleme, me rekorde kriminale, unë tërhiqem. Dhe jam kandidat i Partisë Demokratike sot! Ky është një standart që duhet mbajtur dhe nga ne dhe nga ju”, ka deklaruar Çollaku në emisionin “BardheZi”.
Rezart Tusha për të cilin bëhet fjalë, është renditur i 8-i në listën e PD në Durrës dhe rezulton të jetë në person problematik me ligjin. Në një dokument të lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës, që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, njoftohet për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për Tushën.
Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit.
Në listën e PD Rezeart Tusha i datëlindjes 1 maj 1972 kandidon i 8 për partinë demokratike. Dosja e tij do të verifikohet së bashku me të gjithë kandidat e tjerë të paraqitur në KQZ. Kandidati demokrat është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.3%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha uron Fiter Bajramin: Të mbushim zemrat me shpresë dhe Shqipërinë me mirësi
29 Mars, 22:59
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36
-
‘Pacientët në urgjenca përballen me kushte të mjerueshme’, Alimehmeti: PD do t’i japë zgjidhje reale shërbimit shëndetësor
29 Mars, 17:35
-
Muçollari: 27 ton fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë
29 Mars, 17:33
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati 'SPAKIST' s’u llogarit fare
29 Mars, 14:05
-
Sali Berisha sulmon BE-në: Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri, nuk foli kur më arrestuan mua! Vetëm Doris Pack na mbështeti
29 Mars, 13:07
-
‘I dal në ëndërr natën’, kandidatja e re e Fierit i përgjigjet Gaz Bardhit me një video me shoqet: Do bëhem e famshme
29 Mars, 12:07
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni
28 Mars, 21:02
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02